Besa Ademi mbetet kryetare e Gjykatës Supreme

Me 7 vota për dhe 4 kundër, Këshilli Gjyqësor ka hedhur poshtë kërkesën për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi. Kërkesa për shkarkimin e Ademit erdhi nga anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa, me akuzën se e njëjta shkatërron punën e Këshillit Gjyqësor me mospjesëmarrjen e saj në seancat e këshillit, edhe pse është pa të drejtë vote. Mustafa nuk ishte i pranishëm në këtë seancë pasi si parashtrues i kërkesës nuk ka të drejtë vote. Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, tha se nuk ka arsye për shkarkimin e Ademit pasi mungesat e saja në seancat e këshillit janë arsyetuar nga vetë anëtarët.

Marketing

“Asnjë nga mungesat e saj nuk shkaktoi nevojën e shtyrjes së seancës. Ndonëse ajo nuk është e pranishme fizikisht, kjo nuk ka ndikuar në punën e Këshillit Gjyqësor. Siç tha Sashko Georgiev, ajo mori pjesë aty ku ishte e nevojshme. Është anëtar sipas detyrës zyrtare, nuk ka të drejtë vote, nuk ka dëm të Këshillit Gjyqësor.”, – deklaroi kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.

Edhe sipas Mirsad Suroit, raporti nuk tregon shkelje ligjore.

“Nuk mund të konstatohet se ajo nuk merr pjesë në punën e Këshillit Gjyqësor, sepse ajo vazhdimisht bashkëpunon me këshillin. Lidhur me kërkesën, ku thuhet se kryetarja ka qenë nën presion për faljet e ish-presidentit dhe se ka arritur të mos dorëzohet. Ajo u thirr në një takim me telefon pas intervistës, por ajo tha se për shkak të afatit të shkurtër në të cilin ishte thirrur, nuk mund të merrte pjesë. Nuk thuhet se cilat të drejta janë shkelur. Nuk mund të vendoset qëndrim injorant kur kryetari i Gjykatës Supreme bashkëpunon me këshillin.”, – theksoi kryetari i Komisionit, Mirsad Suroi.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Dameva, vlerësoi se Besa Ademi deri më tani ka treguar se është e pavarur dhe nuk u është dorëzuar presioneve dhe ka qenë transparente.