BESA e Kasamit: Mekejn është njohur si mik shumë i ngushtë i shqiptarëve

Lëvizja BESA, krahi i Bilall Kasamit sot ka shprehur ngushëllime për vdekjen e senatorit amerikan Xhon Mekejn.
“Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të senatorit amerikan Xhon Mekejn, një njeri vizionar dhe përplot energji pozitive për të bërë ndryshime të mëdha në botë për ta kujtuar e gjithë historia botërore. I ndjeri Mekejn çmohet lartë për kontributin e lartë që i ka dhënë politikës amerikane për të vetmen arsye për të forcuar demokracinë dhe për t’i luftuar padrejtësitë në mbarë botën”, thuhet në telegram ngushëllimin.

Marketing

Xhon Mekejn, shtohet në telegram ngushëllimin, është njohur si mik shumë i ngushtë i shqiptarëve, duke qenë edhe zëri më i fuqishëm për mbrojtjen e çështjes shqiptare e në veçanti kontributi i tij ka qenë në çlirimin e Kosovës dhe pavarësimin e saj.

“Veprimtaria politike e senatorit Mekejn do të mbahet mend gjithmonë nga të gjithë, si një veprimtar i urtë i mençur, duke mos kursyer asnjëherë të thoshte atë që mendon. Në emrin tim personal dhe të gjithë anëtarëve të Lëvizjes Besa i shpreh ngushëllimet e thella familjes së senatorit Mekejn dhe gjithë popullit amerikan për humbjen e një njeriu kaq të madhe”, thuhet në telegram ngushëllimin nga lideri i BESA-s.