BESA hyn në zgjedhje “ME KA KREJT”

Si duket subjekti politik Lëvizja BESA në këto zgjedhje lokale ka hyrë shumë e motivuar dhe me një agresivitet të madh. Vetë fakti se kjo parti në komunat më të mëdha shqiptare garon me figurat kryesore të saj, tregon se BESA kërkon rezultat të fuqishëm në zgjedhje.

Marketing

Siç dihet, kryetari i Lëvizjes BESA, Doktor Profesor – Bilall Kasami garon për të marr kreun e komunës më të madhe -Tetovës, ndërsa dy nënkryetaret e saj Kastriot Rexhepi dhe Fadil Zendeli do të garojnë për Çairin dhe Gostivarin. Kjo tregon se BESA hyn në zgjedhje me të gjithë forcat, duke sjell në shprehje thënjen “ME KA KREJT”.

Të gjitha sondazhet tregojnë një rritje të madhe dhe të vazhdueshme të Lëvizjes BESA, gjë që tregon se kjo parti do të jetë kandidate serioze për qendrat kryesore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut./tetovasot