Besa: Komisioni juridik dhe vetingu reformojnë gjyqësorin

Lëvizja Besa ka kërkuar nga presidenti dhe kuvendi i Maqedonisë së Veriut, krijimin e komisionit shtetëror për reforma në sistemin juridik dhe veting. Sipas Besës, ky është një proces tejet i rëndësishëm dhe të njëjtin nuk duhet ta bëjnë partitë politike në pushtet, por komisioni i formuar shtetëror edhe atë me ndihmën e SHBA-ve dhe Evropës, duke e rrumbullakuar të njëjtin me veting. Sipas Besës, ky komisionin dhe vetingu i suksesshëm, do ndikonin në reforma rrënjësore dhe hapje të rrugës drejtë BE-së.

Marketing

U dëshmua edhe një herë se, nëse reforma në sistemin e drejtësisë lihet në duart e partive politike edhe të që në një apo formë tjetër kanë keqpërdorur dhe vazhdojnë të keqpërdorin pushtetin gjyqësor në interes të politikës ato, vetëm se do krijojnë edhe më tepër kriza dhe asnjëherë nuk do lejojnë daljen nga ky rreth vicioz. Andaj, ritheksojmë edhe një herë nevojën e krijimit të komisionit shtetëror për reforma në drejtësi dhe implementimin e mekanizmit të vetingut si zgjidhje e vetme që do hapte rrugën e zhvillimit të vendit dhe avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian- deklaroi Abdush Demiri – zëdhënës.