VMRO: Boki 13 pa pushtetin nuk ka mundur të kryej reket

Kryetar komunash, ministra, prokurorë dhe gjykatës, dy vjet kanë bashkëpunuar me Bojan Jovanovskin, person i dënuar disa herë për krim financiar dhe mashtrime financiare, akuzuan sot nga opozitarja VMRO-DPMNE-ja.

Marketing

“Është e pabesueshme që kryeministri nuk e ka ditur për kë kanë nënshkruar memorandume për bashkëpunim ministrat dhe kryetarët e komunave, si dhe vetë ai. Boki 13 disa herë është i dënuar për mashtrime financiare. Më parë për 2.5 mijë euro të marra me mashtrim në Radovish, më pas i dënuar për moskthimin e 7 mijë eurove, një zonje nga Shkup. I dënuar për shkak se në një hotel në Beograd nuk ka paguar për akomodimin luksoz në emër të “organizatës humanitare”. I dënuar për mbajtjen në kufi të pothuajse 10 mijë eurove”, tha Stoillkovski.

Marketing