Besa reagon lidhur me deklaratën e nënkryetarit të LSDM-së, Stefan Bogoev

Lëvizja BESA u largua nga koalicioni me LSDM, pasi kuptuam se narrativa e tyre për “Një shoqëri për të gjithë” aplikohet vetëm në kontekstin e krimit dhe korrupsionit të udhëheqësve të lartë të LSDM-së dhe BDI-së. Vendimi për të dalë nga ky koalicion u shpall në shenjë të mosmarrëveshjeve thelbësore.

Marketing

Lëvizja BESA doli nga koalicioni sepse nuk është në gjendje të bashkëpunojë me figura si Koço Angjushev dhe Ramiz Merko, të cilët janë shpallur kriminelë nga SHBA dhe tashmë gjenden në listë të zezë, e cila pritet të zgjerohet edhe me të tjerë.

Duhet ta dini se partnerët strategjikë të Lëvizjes BESA janë dhe do të mbeten BE-ja dhe SHBA-ja, e jo Vuçiqi dhe Putini!

Kjo është e vërteta, gjërat tjera janë vetëm farsë!

E jo si Fronti juaj, i ashtuquajtur Evropian, me të cilin po përpiqeni ti lani mëkatet tuaja. E nga ana tjetër, ne nuk jemi si Kovaçevski dhe ministrat e BDI-së që shpenzojnë paratë e qytetarëve për të pirë verë me Vuçiqin, i cili vetëm synon të inicojë destabilizimin në Ballkan!

Në lidhje me çështjen e Kryqit në Kodrën e Diellit, theksojmë se ai është ndërtim pa leje dhe si i tillë duhet të hiqet për shkak të shkeljeve të rregullave ligjore. Jemi të vetëdijshëm se vendosja e tij është provokim dhe prandaj jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm që këtë rast të mos e fusim në agjendat ditore politike. Për fund dijeni se LSDM-ja dhe BDI-ja, për shkak të hipokrizisë së tyre, do të mposhten në mënyrë katastrofike më 8 maj.