Ardhja e Albinit shpalosi nacionalizmin e fshehur tek krerët më të lartë shtetëror maqedonas, të cilët këtë nacionalizëm fatkeqësisht ende e fshehin me gjuhë demokratike, percjell KlanM press-konferencwn e Lwvizjes BESA.
Lëvizja BESA e ka quajtur të papranueshme, sic thotë, reagimin histerik të institucioneve të vendit ndaj vizitës së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Çair dhe Tetovë, duke shtruar pyetjen se cila është arsyeja e vërtetë që ju pengon Kovacevskit, Mickoskit, Pendarovskit dhe BDI-së kjo vizitë. BESA, sic njofton KlanM, arsyen e gjen diku tjetër.
”Qeveria e Maqedonisë (Kovacevski-Ahmeti-Pendarovski+VMRO) kanë frikë se mobilizimi i Albinizmit, do të zhbëjë shablonet e bashkëpunimit politik të deritanishëm me ideologji të fshehur komuniste mes Shkupit dhe Beogradit zyrtar” – tha Blerim Sejdiu.
Për Lëvizjen BESA, sic percjell KlanM, shqetësuese paraqitet heshtja e partive politike shqiptare në pushtet. Sipas tyre, alarmi duhet ndezur pikërisht këtu!
”Pra, faktori shqiptarë në Maqedoni ka nevojë imediate për hartimin e një Platforme të unifikuar kombëtare, duke qartësuar interesat politike. Nënçmimi institucional që ushtrohet ndaj shqiptarëve si qytetarë të rendit të dytë apo tretë në këtë shtet, duhet ndaluar njëherë e përgjithmonë. Këto qasje irredentiste të krerëve shtetëror maqedonas ndaj shqiptarëve, janë antikushtetuese, antidemokratike, antiqytetare dhe përçarëse” – tha Sejdiu, nënkryetar i Lëvizjes BESA.
Lëvizja BESA, sic njofton KlanM, thotë se nisma “Open Balkan” ka patur si model zbatimin e projektit rus “Bota Ruse”, që ishte e ngjashme me atë të “Botës Serbe” dhe se ideja e Albin Kurtit për bashkëpunim të intensifikuar fqinjësor mes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës, ka për qëllim neutralizimin e ndikimit rus në Ballkan.