Besart Ibraimi dy vite në KF Struga Trim Lum

Besart Ibraimi është aktualisht golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin elitar të Maqedonisë, por njëkohësisht edhe golashënuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës, nga dita e sotme zyrtarisht është pjesë e KF Struga Trim Lum.

Marketing

Lajmin për angazhimin e Besart Ibraimit në ekipin e Strugës e konfirmoi edhe drejtori sportive Besar Isaku “Me kënaqësinë më madhe konfirmosj se nga dita e sotme Besart Ibraimi është futbollist i Struga TL”

Pas arritjes së marrëveshjes me ekipin Struga Trim Lum, futbollisti Besart Ibraimi pë Klan Maqedoni deklaroi.

“ Është e vërtet se me ekipin Struga Trim Lum kemi arritur marrëveshjes që në dy vitet e ardhëshme të mbaj fanellën me emblemën e këtij klubi. Unë premtoj se do të japi më të mirën që mundem që kjo skuadër të arrinë objektivat e vete që gjendet në mesin e skuadrave që do të luftojnë kreun e tabelës. Struga TL është dëshmuar si një skuadër mjaftë serioze, besoj se në sezonin 2022/2023 do të gjendet në mesin e katër skuadrave më të mira. ”, deklaroi Besart Ibraimi

Besart Ibraimi ka një karrierë të bujshme pasi është ndë futbollistët e rall që ka fituar tutuj kampion me dy skuadra shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut, me Shkëndijën tre tituj e dy kupa, ndërsa Me Renovën një titull kampioni 2008/09 kur edhe ishte golashënuesi më mirë I kampionatit.

Skuadra e Strugës krahas angazhimit të Besart Ibraimit ka vazhduar bashkpunimin em Ard Kasamin, ndërsa ditëve në vijim pritet që ketë edhe lëvizhe tjera. Struga Trim Lum edhe në kampionatin e ri do të drejtohet nga Srgjan Zaharievski , ndërsa përgatitjet pë sezonin e ri i kanë caktuar të fillojnë më 23 qershor.