Për Besartin vlen shprehja e sportistit më të madh në botë Muhamed Ali: Fluturo si flutur dhe thumbo si një bletë. Në tatami ai fluturon si një flutur dhe dhimbjet ja dhuron kundërshtarit si një thumb blete
Muhamer Pajaziti
Besart Mehmeti sot u shpall kampion i Republikës së Maqedonisë në kategorinë -55kg në garat shtetërore të karatesë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ky rezultat vjen pas një serie fitoresh dhe medaljeve të arta në garat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Një vit më parë ai mori medalje të argjendtë në kampionatin ballkanik në Tivar të Malit të Zi.
Ndërsa një rezultat i jashtëzakonshëm ishte edhe ai në turneun botëror të karatesë në Tunizi, ku Besarti mori vendin e dytë, duke sfiduar karateistët më të mirë të botës.
Garuesi i Klubit të Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova, Besart Memeti thotë për agjencinë e lajmeve INA se nuk do të ndalet me kaq dhe se ai synon medalje në kampionatin evropian.