Besim Koka: Donacioni i Çairit me dy autoambulanca, më shumë se një përparësi për Ndihmën e shpejtë( FOTO)

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Besim Koka shpreh mirënjohjen të madhe për mbështetjen nga ana e Komunës së Çairit dhe Kryetarit të Komunës Z. Visar Ganiu për dhurimin e dy ambulancave për IPSH Shtëpia e Shëndetit Shkup.
‘Me rëndësi të veçantë është bashkëpunimi ndërinstitucional për Shtëpinë e Shëndetit Shkup, ndërsa përforcimi me automjete dhe i ekipeve mjekësore është më shumë se një përparësi për Ndihmën e shpejtë në qytet dhe vendbanimet përreth’-thotë Koka.
Komuna e Çairit këtë vit me paratë që ishin planifikuar për ndriçimin e natës së vitit të ri ka blerë dy autoambulanca për transportimin e pacientëve të prekur nga Covid 19, të cilat ia  dhuroi qendrës shëndetësore në Shkup.
Marketing