Ish drejtori i shtëpisë së shëndetit Besim Koka në profilin ka shkruar një status në të cilin ai jep një pikpamje për kritikat e BDI-së ndaj zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti.
Koka mes tjerash ka shkruar
Dikur dhe sot
Dikur, Izet Mexhiti ishte akademik politik, emblema dhe brendi i BDI-së, madje disa nga ata që sot janë në kupolën e saj, e shihnin si lider të saj pas ikjes së z. Ahmetit.
Dhe tani, çfarë ndodhi?
Brenda natës, Izeti ka qenë e keqja e saj, njeriu që ka ngulfatur partinë dhe çfarë jo.
Bajat jeni bërë, të dashur ish-partiakë.
Aq bajat jeni bërë, sa që Artan Grubi, i cili akuzohet për hajni dhe është në ikje, nuk keni guxim ta shkarkoni nga detyra partiake.