Besim Koka: Në poliklinikat Bit Pazar, Jane Sandanski dhe Gjorçe Petrov kemi hapur pika pediatrike të natës

Ndërsa Besim Koka drejtori ekonomik i shtëpisë së shëndetit- SHKUP tha se në poliklinikat Bit Pazar, Jane Sandanski dhe Gjorçe Petrov do të jenë në shërbim të pacientëve edhe mjekë pediatër, të cilët krahas ndërrimeve të ditës, do të punojnë edhe në ndërrim të natës, prej orës 19:30 deri në orën 7:30 të mëngjesit.

Marketing

“Në Poliklinikat Bit Pazar, Jane Sandanski dhe Gjorçe Petrov kemi hapur pika pediatrike të natës. Këtu mund të keni mbrotje shëndetësore kualitative për foshnjën tuaj, gjatë orëve të natës. Mjeku do të ju udhëzojë nëse është e nevojshme që të shkoni në Klinikën për fëmijë. Pikat e këtilla i kemi hapur me qëllim që t’u jenë të qasshme, varësisht nga vendbanimi i juaj. Ky është një hap i madh në riorganizimin e sistemit shëndetësor, sipas praktikave botërore për mbrojtje të zhvilluar dhe të besueshme jashtë spitalore“ tha Besim Koka drejtori ekonomik i shtëpisë së shëndetit- SHKUP

Po ashtu këto punkte janë pajisur me analizatorë laboratorikë dhe inhalatorë, shërbime të cilat më herët i kanë kryer në klinikën Kozle, bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing