Besimi: Buxheti për vitin 2022 zhvillimor dhe siguron përkrahje të fuqishme financiare për rimëkëmbje ekonomike dhe rritje të përshpejtuar

Viti i ardhshëm 2022 do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike të mëtejshme dhe përshpejtimit të rritjes përmes investimeve të parapara në Propozim buxhetin në nivel historikisht më të lartë deri më tani dhe për herë të parë investimet janë më të larta se deficiti buxhetor. Megjithatë, në kushtet e rreziqeve ende të pranishme nga pandemia e Kovid 19, i rëndësishëm do të jetë edhe kujdesi për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së popullatës, ndërsa pjesë integrale është edhe pagesa e rregullt e pagave, pensioneve dhe kompensimeve sociale si dhe përkrahja e ekonomisë. Kjo u theksua sot nga ministri i Financave Fatmir Besimi, duke shpjeguar Propozim buxhetin për vitin 2022 para Komisionit për financim dhe buxhet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Me Propozim buxhetin për vitin 2022, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 238.9 miliardë denarë dhe janë për 7.4% më të larta se këtë vit. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në vlerë prej 272.4 miliardë denarë, që është 1.4% më shumë se në vitin 2021. Deficiti është planifikuar në nivel prej 33.5 miliardë denarëve ose 4.3% të PBB-së dhe është më i ulët për 2.2 pikë përqindje në raport me deficitin e vlerësuar në vitin 2021.

Investimet kapitale në Propozim buxhetin për vitin 2022 janë planifikuar në vlerë prej 37.8 miliardë denarë, që janë rreth 27% më shumë në raport me vitin 2021 dhe janë në nivel më të lartë se deficiti buxhetor, duke arritur kështu rregullin e artë në financat publike.

Para anëtarëve të komisionit, ministri Besimi theksoi se karakteristika kryesore e këtij buxheti është komponenti zhvillimor, sigurimi i financimit të pandërprerë të funksioneve të shtetit, si dhe përkrahja e fuqishme financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritje ekonomik të përshpejtuar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

“Karakteristikë kryesore e Propozim buxhetit për vitin 2022 është se deficiti do të shfrytëzohet vetëm për përkrahjen e një pjese të konsiderueshme të investimeve kapitale. Në vitin 2022, sipas të gjitha karakteristikave, ne do të kemi “buxhet zhvillimor”. Komponenti zhvillimor i Buxhetit pasqyrohet përmes rritjes së mjeteve për shpenzime kapitale me rreth 27% në raport me vitin 2021, më saktësisht në vitin 2022 parashihen 8 miliardë denarë më shumë për projekte kapitale. Shpenzimet kapitale vitin e ardhshëm janë në nivel historikisht më të lartë prej 14% në shpenzimet e përgjithshme”, theksoi ministri.

Sipas ministrit, është i rëndësishëm fakti se do të huazohet vetëm për investime kapitale, ndërsa paratë e qytetarëve do të shfrytëzohen atje ku japin efekt më të madh për realizimin e qëllimeve për cilësi më të lartë të jetesës, duke respektuar parimin “vlera e parave të investuara”.

Mjetet do të destinohen për intensifikimin e realizimit të projekteve infrastrukturore, përkatësisht investimeve në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, infrastrukturën energjetike dhe komunale, si dhe investimeve kapitale për përmirësimin e kushteve në sistemin shëndetësor, arsimor dhe social, bujqësi, kulturë, sport, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe gjyqësor.

Ndër projektet e parapara janë ndërtimi i autostradës nga Korridori 8, linja hekurudhore nga Korridori 10 dhe Korridori 8, ndërtimi i sallave të fizkulturës, ndërtimi dhe rehabilitimi i shkollave fillore dhe të mesme, kopshte të reja për fëmijë, ndërtimi i rrjetit të gazifikimit…

“Për t’iu përgjigjur sfidave ende të pranishme nga pandemia e KOVID-19, janë parashikuar më shumë mjete në sektorin e shëndetësisë me ç’rast janë planifikuar në nivel prej 7.4 miliardë denarëve. Një vlerë e konsiderueshme i referohet blerjes së vaksinave kundër KOVID-19; mandej për rikonstruimin e IPSH-së në vlerë prej rreth 260 milionë denarëve; furnizimin me pajisje mjekësore, rinovimin dhe furnizimin me pajisje sa i përket pikave të vaksinimit, si dhe programe të tjera”, tha Besimi.

Me Propozim buxhetin pavarsisht asaj që janë planifikuar më shumë mjete për investime kapitale, janë paraparë edhe aktivitete për efikasitet dhe efektivitet më të mirë të shfrytëzimit të tyre. Kjo do të arrihet përmes monitorimit të përforcuar në kuadër të mekanizmit për realizim më të lartë të shpenzimeve kapitale (CAPEF), vendosjes së treguesve për vlerësimin e sukseshmërisë së shfrytëzuesve buxhetorë dhe vendosjes së Sistemit të integruar informativ për menaxhim me financat dhe Sistemit të integruar informativ tatimor.

– Buxhetimi nuk duhet të konceptohet si iniciativë e izoluar, por si pjesë e reformave të zgjeruara institucionale, ku qëllimi krysor është cilësia më e lartë e jetës së gjeneratave të tashme dhe të ardhshme, theksoi ministri i cili shtoi se konfirmim se në vitin 2022 fokusi do të vihet në investimet kapitale është edhe shkurtimi i shpenzimeve rrjedhëse deri në nivel prej 86% nga shpenzimet e përgjithshme.

Me Propozim buxhetin shpenzimet rrjedhëse janë ulur për 4.3 miliardë denarë në raport me vitin 2021 ose për 2% më të ulëta, përkatësisht në nivel prej 234.6 miliardë denarëve. Përveç kësaj, tek shpenzimet për mallra dhe shërbime, që janë projektuar në nivel prej 20.6 miliardë denarëve, ka ulje për rreth 6% ose për 1.3 miliardë denarë, si rezultat i konsolidimit fiskal dhe uljes në minimum të harxhimeve operative përmes Buxhetit.

Ministri tha se qytetarët mund të jenë të sigurt, se në Buxhetin e vitit 2022 është siguruar likuiditet që do të thotë se do të ketë pagesa të rregullta të pagave, pensioneve dhe kompensimeve sociale.

Vazhdojmë me përcaktimin e optimizimit të administratës përmes kontrollit të punësimeve të reja, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të punësuarve dhe rritjes së motivit për përmbushje profesionale, cilësore dhe të tërësishme të detyrave punuese. Parashihet rritje e pagave tek punëtorët shëndetësorë, inspektorët, gjyqësor dhe prokurori, ushtarët profesionistë, të punësuarit në strukturat IPA, policinë pyjore.

Ministri vlerësoi se pozicionimi i shpenzimeve për mallra dhe shërbime, siguron shfrytëzim më efikas të burimeve për punë përmes planifikimit dhe realizimit të përmirësuar të shpenzimeve operative, uljes së shpenzimeve joproduktive të tilla si shpenzimet për udhëtim, shërbimet kontraktuese dhe reprezentacion, por edhe me vendosje të standardeve për harxhime.

Transferet sociale janë projektuar me vlerë prej 124.5 miliardë denarëve. Për pagesën e pensioneve janë destinuar 64.4 miliardë denarë, me qëllim që të mundësohet nivel dinjitoz i standardit jetësor, për pagesën e kompensimeve për mbrojtje sociale sa i përket kategorive më të ndjeshme prej 11 miliardë denarëve, për pagesën e kompensimit financiar në rast të papunësisë 1.4 miliardë denarë si dhe për politika aktive dhe masa për punësim 1.8 miliardë denarë.

Me Propozim buxhetin për vitin 2022 do të përmirsohet edhe standardi i nxënësve dhe studentëve. Në vitin 2022 vazhdon pagesa e racionit studentor për studentët e rregullt, kurse parashihet edhe rritja e bursave, me ç’rast kjo vlerë e mjeteve do të nivelizohet, përkatësisht bursa për nxënës prej 3.500 denarëve dhe bursa studentore prej 6.050 denarëve.

Nga Buxheti parashihet edhe përkrahja e sektorit privat për zhvillim ekonomik të shpejtë gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Mjetet e parapara do të destinohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, rritjen e konkurrencës, veprimtarinë e inovacionit, zhvillimin teknologjik dhe hulumtimin, investime të reja, përkrahjen e eksportit dhe plasimin drejt tregjeve të reja, përkrahjen e krijimit të punësimeve të reja dhe të ngjashme. Do vazhdojë përkrahja edhe për sektorët më të prekur nga KOVID-i, me ç’rast subvencionet parashihen në vlerë prej rreth 4 miliardë denarëve.

Sa i përket tranzicionit të gjelbër dhe ballafaqimit më të mirë me sfidat klimatike dhe ekonomike në sferën e mjedisit jetësor planifikohet Programi i ri për zhvillim të gjelbër në vlerë prej 4 miliardë denarëve, që do të jetë në drejtim të zvogëlimit të emetimeve të gazrave të dëmshme, cilësisë më të mirë të ujit, ajrit dhe tokës, si dhe shfrytëzimit të burimeve të reja të energjisë së ripërtëritshme.

Vazhdon përkrahja për sektorin e bujqësisë përmes pagesës së subvencioneve dhe mjeteve nga programi IPARD, ndërsa më shumë mjete do t’u jepen komunave përmes reformës së avancimit të decentralizimit fiskal. Komunat në vitin 2022 do të marrin 500 milionë denarë ose 21% më shumë nga mjetet e planifikuara në vitin 2021 në bazë të rritjes nga 4.5% në 5% të TVSH-së.

Ministri theksoi se politikat dhe reformat kryesore ekonomike lidhur me arritjen e rritjes ekonomike të përshpejtuar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në kushte të pandemisë së Kovid-19 dhe përballë sfidave të krizës energjetike dhe lëvizjes së çmimeve në rritje mbeten synim për përmirësimin e kushteve për ekonomi funksionale të tregut që do të jetë konkurruese në tregun evropian dhe më gjerë.

Në vitin 2022 pritet rritje e përshpejtuar, që projektohet të jetë prej 4.6%, me rritje të investimeve bruto për 8.5% në bazë reale. Rritja e konsumit final projektohet prej 3.1%, rritja e eksportit prej 8.3% si dhe rritja e numrit të të punësuarve prej 3.1%.

Gjithashtu, norma e inflacionit pritet që të stabilizohet dhe me ç’rast projektohet prej 2.4% në vitin 2022, ku presionet mbi çmimet si rezultat i pasigurisë lidhur me çmimet e energjisë dhe të një pjese të produkteve primare në bursat botërore pritet që të relaksohen nga tremujori i dytë i vitit.

– Për vitin 2022 kemi vendosur një qëllim ambicioz, i cili lidhur me politikat e parapara, ka baza solide që të arrihet, theksoi ministri dhe shtoi se mbetemi të përkushtuar në realizimin e prioriteteve për rritje ekonomike të përshpejtuar, me fokus të veçantë mbi sektorin e shëndetësisë, konsolidimin fiskal, reformat rrjedhëse, gjyqësorin dhe eurointegrimet, axhendën e gjelbër, dixhitalizimin, inovacionet dhe zhvillimin teknologjik, zhvillimin e kapitalit njerëzor, investimet në infrastrukturën fizike, kohezionin social dhe përforcimin e kapaciteteve institucionale.

Buxheti është dokument strategjik në të cilin Qeveria pasqyron financiarisht prioritetet sa i përket realizimit të programit në interes të qytetarëve. Përkrahje për arritjen e qëllimeve të Buxhetit në vitin 2022 janë edhe dokumentet strategjike të miratuara me kornizë afatmesme nga viti 2022 deri në vitin 2026, mbi të cilat bazohet konceptimi dhe planifikimi i këtij buxheti.

Gjatë seancës, ministri theksoi se pret debat konstruktiv, lidhur me Propozim buxhetin për vitin 2022.