Besimi: Do të investohet në projekte që do të kenë efekt më të madh për qytetarët

“Për vitin 2022, planifikojmë Buxhet zhvillimor, me investime më të larta kapitale se deficiti dhe alokim të mjeteve sipas politikave që do të kenë efekt më të madh për qytetarët, sepse këto janë mjetet e qytetarëve, që do të thotë do të arrihet “vlera e parave (value for money)”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, gjatë intervistës në emisionin Win Win të televizionit Telma.

Marketing

Qëllimi i këtij buxheti, siç thotë ministri, është që të arrihen shkallë më të larta të rritjes dhe standard më i mirë i jetesës së qytetarëve. Në buxhetin, tashmë janë planifikuar instrumente e paralajmëruara të parapara me Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike, që duhet të mobilizojnë mjetet e sektorit privat, ku qytetarët do të mund të marrin pjesë në realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore. Bëhet fjalë për fletobligacione zhvillimore, fletobligacione projektuese, fletobligacione të gjelbra, si dhe fletobligacion të indekstuar me inflacion. Ministri paralajmëroi edhe zhvillimin e një platforme të re me Blumberg, me ç’rast do të mundësohet që edhe bankat rajonale të investojnë në letrat tona me vlerë.

Sa i përket fletobligacionit të indeksuar me inflacion, ministri potencioi se fletobligacioni ka për qëllim që të tërhiqen mjetet e qytetarëve që i kanë në dispozicion.

“Qëllimi i parë është që të motivohen qytetarët që një pjesë të kursimit në para të gatshme t’i shfrytëzojnë për të blerë instrumente financiare. Kjo do të thotë se nëse dikush ka kursyer 10.000 euro për një kohë më të gjatë,ky kursim me kalimin e kohës për shkak të rritjes së çmimeve, rritet edhe inflacioni dhe kursimi humb vlerën e tij. Dhjetë mijë euro para pesë viteve dhe sot nuk e kanë vlerën e njëjtë. Me atë që qytetarët do të blejnë fletëobligacione nga shteti, mjetet do të hyjnë në sistemin dhe ofrohet mundësia që ato mjete të integrohen në ekonomi dhe të zvogëlohet potenciali i ekonomisë joformale, tha ministri Besimi në intervistën.

Ministri Besimi, gjithashtu, theksoi edhe se përfitimi i dytë nga emetimi i këtij fletobligacioni është që qytetarët do të marrin të hyra vjetore në nivel të inflacionit, kështu që mjetet nuk do të humbin vlerën e tyre. Përfitimi i tretë është që mjetet do të shfrytëzohen për financimin e projekteve zhvillimore me rëndësi nacionale dhe përmes kësaj do të rikthenen në ekonominë e vendit”.

Është gjithmonë e rëndësishme që për mjetet e investuara nga qytetarët, të ofrohen instrumente tregtare që do t’i motivojnë qytetarët për t’i investuar mjetet e tyre aty ku do të marrin më shumë.

Ky është një nga instrumentet, kurse në dispozicion të qytetarëve përveç fletobligacionit zhillimor do të ketë, fletobligacion projektues dhe fletobligacion të gjelbër të cilat do të jenë posaçërisht për investime kapitale, ku edhe ekziston përvojë në botë.

Sipas Besimit këto instrumente do të paraqesin mundësi që edhe qytetarët tanë nga diaspora që i ruajnë mjetet e tyre në bankat në vendet e zhvilluara ku interesi është pothuajse zero, t’i investojnë në fletobligacion që i referohet ndonjë projekti.

“Do të kenë mundësi që të investojnë 10.000 euro ose dollarë për fletobligacion lidhur me ndonjë projekt dhe në këtë mënyrë do të investojnë në zhvillimin e vendit të tyre dhe gjithashtu mjetet i kanë të garantuara dhe do të marrin të hyra më të mëdha se ato nga bankat ku i ruajnë mjetet në vendet e zhvilluara. Në këtë mënyrë lidhja e tyre me vendin është edhe më e fortë, jo vetëm në aspekt ekonomik, por mjetet e tyre shndërrohen në investim”, sqaroi ministri.

Ministri Besimi paralajmëroi se do të zhvillohet edhe platforma e re me Blumberg, që të zhvillohet një treg financiar te ne, ku do të mundësohet përveç bankave vendore dhe bankave rajonale të mund të investojnë në letra tona me vlerë dhe me këtë të zhvillojmë edhe instrumente të reja, që do të thotë më shumë mjete për këto projekte investuese.

Besimi në emision theksoi se, janë miratuar dokumente të rëndësishme strategjike, siç janë Plani për qëndrueshmëri fiskale dhe rritja, politika për konsolidim fiskal. Sa i përket vlerësimit të suksesit në realizimin e projekteve infrastrukturore me Buxhetin për vitin 2022, vendosen indikatorët për vlerësimin e suksesit të realizimit.

“Sa i përket indikatorëve për vlerësimin e suksesit, tashmë me këtë Buxhet kemi risi, indikatorët pesëvjeçar lidhur me vlerësimin e suksesit të realizimit, të ashtuquajturit indikatorë input dhe output do të përfshihen në buxhetin e ardhshëm”, informoi ministri dhe shtoi se në këtë pjesë do të punohet me ndihmë teknike nga institucionet finaciare ndërkomëbëtare si FMN-ja.

Ministri theksoi se mekanizimi i vendosur KAPEF, tashmë po jep rezultate sa i përket realizimit të investimeve kapitale.” Që këtë vit të kemi realizim më të mirë, vendosëm mekanizmin që në çdo tre muaj të vitit të bëhen kontrolle, por jo vetëm kjo, por edhe të rialokohen mjete për realizim më të mirë”.

Ministri i Financave përmendi edhe rritjen e PBB-së ku theksoi se” Ministria e Financave nuk e ndryshoi projeksionin prej 4.1% por indikatorët tregojnë se ajo do të tejkalohet në nivel vjetor”.

„Megjithatë, niveli i borxhit publik nuk u rrit dhe duke përfshirë tremujorin e tretë është në nivel prej 59.3%. Sipas projeksioneve parësore, borxhi publik edhe në fund të këtij viti edhe në vitin e ardhshëm do të jetë me nivel më të ulët se sa ai që është projektuar në strategjinë afatmesme, gjegjësisht këtë vit do të jetë rreth 61.5%, ndërsa vitin e ardhshëm për 2% më i ulët se sa është projektuar, gjegjësisht rreth 63.9%. Numrat në statistika ndryshohen, pro trendi mbetet i njejtë dhe pikërisht Plani për rritje të përshpejtuar i përmban këto qëllime: Përshpejtim të rritjes ekonomike, konsolidimin fiskal, që do të thotë që borxhi publik dhe deficiti buxhetor të jenë në kuadër të kriterit të Mastrihtit, theksoi ministri.

Besimi konsideron se më e rëndësishme për ekonominë tonë që është e vogël, të përqendrohet aty ku ka potencial më të madh dhe ato janë inovacionet.

“Të gjitha politika dhe strategjitë në të ardhmen duhet të jenë për përkrahjen e investimeve, inovacioneve dhe zhvillimit, transformimit në ekonominë digjitale dhe të gjelbër dhe jo vetëm për tregun tonë, sepse tregu jonë është i vogël për të pasur sukses me një ambicie të këtillë. Në periudhë afatgjete, duhet ta përmirësojmë bilancin tregtar dhe të krijojmë më shumë të hyra për ne, që do të thotë se qytetarët tanë do të fitojnë më shumë mjete financiare dhe standard më të mirë, tha Besimi dhe shtoi se ndihma duhet të orientohet drejt kompanive që mendojnë për inovacione, investime dhe qendrueshmëri në treg. Prandaj, siç sqaroi ai, u jepet përkrahje kompanive që do të rrisin numrin e të punësuarve dhe investimeve, që të kenë mundësi që një pjesë të mjeteve që do të shfrytëzojnë t’u shndërrohen në subvencione.

Ministri në intervistë theksoi edhe reformën për avancim të decentralizimit fiskal.

Ai sqaroi se me ndryshimet e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, atyre u jepet pjesë më e madhe e TVSH-së dhe nga tatitimi mbi të ardhurat personale, që do të zbatahet nga viti i ardhshëm.

“Pëveç mjeteve tashmë të siguruara, është e rëndësishme që të përforcohet disiplina financiare dhe në përputhje me ligjin do të shpallet paqëndrueshmëri financiare, me ç’rast parashihet plan për tejkalimin e gjendjes së atillë përmes më shumë instrumenteve, siç është fletobligacioni strukturor për 10 vite që do të emetohet në një periudhë relativisht të gjatë me qëllim që të përshtaten komunat. Pastaj, fletobligacionet që do t’i emetojnë ato dhe MF-ja do t’i blejë dhe e treta aranzhmani stand baj. Borxhet ekzistuese duhet t’i paraqesin deri në muajin mars, ndërsa deri në muajin qershor do të nënshkruhen marrëveshje me komunat që kanë paqendrueshmëri financiare, që menjëherë të lirohen nga detyrimet e akumuluara”, theksoi ai.