Besimi: Është koha për zgjidhje korrekte për pagat në sektorin publik

Nuk do të ketë “ngrirje” të pagave – thotë Ministri për Financa, Fatmir Besimi. Sipas tij, duhet të gjendet një zgjidhje sistematike, që të gjitha pagat në sektorin publik të rriten njëlloj dhe sipas një metodologjie të caktuar. Ministri Besimi thotë se tashmë janë në negociata me sindikatat dhe paralajmëron marrëveshje të përgjithshme kolektive, njofton KlanM.

Marketing

Propozimi i organizatave sindikale që paga mesatare të shfrytëzohet si bazë për llogari me metodologjinë e re për paga në sektorin publik është propozim i pranueshëm për Ministrin e Financave Fatmir Besimin.

Për zbatimin e zgjidhjes së re Ministri Besimi, sic njofton KlanM, thotë se asnjëherë nuk ka thënë se do të zbatohet nga viti i ardhshëm duke shtuar se angazhohet që të miratohet sa më shpejt. Ai ka përgënjeshtruar zërat për “ngrirje” të pagave.

“Në asnjë rast nuk u përmend ngrirja e pagave, përkundrazi në tre-katër vitet e fundit ka pasur një lëvizje në rritje të pagave në të gjithë sektorin publik, në arsim, në shëndetësi, në strukturat e sigurisë, në inspektoriate, në drejtësi, prokurori, kudo që është konstatuar nevoja, çdo vit ka pasur korrigjim në rritje të pagave. Dhe tani ne po punojmë për një zgjidhje të vetme të sistemit që do të zbatohet për të gjithë” – tha Fatmir Besimi, ministër për Financa.

Zgjidhja e re duhet të ofrojë paga dinjitoze për administratën shtetërore që të ndalohet largimi i kuadrit, ashtu sic ka ndodhur në Ministrinë e Financave, ku pagat janë rritur në mënyrë intervenuese, që të mbahen të punësuarit.

“Në Ministrinë e Financave, në katër vitete e kaluara, fatkeqësisht, janë larguar 20% ose mbi 170 të punësuar. Është shifër serioze dhe duhet të kemi kujdes. Pagat në sektorin privat për pjesën e financabe janë me dallim të konsiderueshëm. Për këtë shkak është gjetur zgjidhja që është praktikë edhe në vende tjera” – deklaroi Fatmir Besimi.

Sipas Ministrit Besimi, sic percjell KlanM, qëllimi i Ministrisë dhe Sindikatave, është që të gjendet një zgjidhje ku nuk do të ketë nevojë që çdo gjashtë muaj të negociohet me sindikatat për rritjen e pagave, por kjo të zgjidhjet në suaza të ligjit dhe marrëveshjes kolektive, me parime të njëjta siç rriten paga minimale dhe pensionet.