Besimi: Korridori 8 do të sjell qindra e mija euro në vend

“Ne si organizatë politike në përgatitjen e programeve zgjedhore jemi shumë ambiciozë, nuk shohim vetëm nga prizmi etnik shqiptar, por edhe më gjerë”, kështu tha në fjalën e tij para qytetarëve të Gostivarit ministri i Financave – Fatmir Besimi duke folur në kuadër të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit të BDI-së Ali Ahmeti me bazën partiake.

Marketing

“Falë Zotit dhe punës së të palodhshme të liderit dhe gjithë neve që jemi rreshtuar pas tij, ne sot lirshëm mund të flasim për mirëqenien, për hallet dhe për problemet tjera që i kemi. Ne duam që përsëri shkollat të mbushen me nxënës, duam që rinia sërish të gjejë prespektivë këtu. Jo vetëm të gjejmë një vend pune, por të krijojmë një vend pune. Rinia jonë sot duhet të jetë më ambicioze se sa gjenerata jonë. Por edhe ato para nesh. Ne duhet të krijojmë mundësi për gjeneratat e ardhshme. Ne sot vendosim më shumë se sa për shqiptarët, vendosim për të gjithë. Ne jemi shtet-formues. Ne tregojmë gatishmëri se mund të marrim përgjegjësi, nuk ikim nga përgjegjësia, por edhe nuk e keqpërdorim. Sfida jonë është që ne tregojmë se gjithë ata që kanë thënë se ne kur do marrim pushtet nuk do udhëheqim drejt, është që t’ua tregojmë të kundërtën”, tha Besimi në fjalën e tij.

Ai theksoi se në pjesën e programit të Qeverisë, ku bënë pjesë edhe programi i BDI-së janë vendosur projekte vitale dhe strategjike.
“Korridori 8 është një nga ato, ne kemi pasur mundësi drejtpërdrejt të vendosim bashkë me partnerët tonë që projekti të financohet nga mjetet buxhetore. 1.3 miliardë euro është vlera e projektit. Ky projekt do të sjell qindra e mija euro në vend”, potencoi Besimi.