Besimi: Lëvizje pozitive në ekonomi, të ardhurat nga tatimet dhe kontributet janë tejkaluar

Vitin e përfundojmë me rritje ekonomike prej 4,1 për qind në përputhje me projeksionet tona dhe me mundësi që kjo rritje të tejkalohet, realizim të investimeve kapitale për mbi 40 për qind më shumë se viti paraprak dhe tejkalim në realizimin e të ardhurave nga tatimet dhe kontributet e projeksioneve nga rebalanci i Buxhetit për vitin 2021.

Marketing

Këtë e thekson ministri i Financave, Fatmir Besimi në kolumnën e tij të publikuar në të cilën thotë se pret që lëvizjet pozitive në ekonomi të vazhdojnë.

“Politikat e zbatuara nga Qeveria për të mbështetur rimëkëmbjen e ekonomisë, çoi në ritme reale të rritjes ekonomike prej 13,4 për qind në tremujorin e dytë dhe tre për qind në tremujorin e tretë të vitit 2021, me çka rritja kumulative për tre tremujorët e parë arriti në nivelin e 4,6 për qind. Kjo rritje është nxitur kryesisht nga rritja e tregtisë me pakicë dhe shumicë me një rritje prej 15,9 për qind në tre tremujorët e parë të vitit krahasuar me vitin 2020 dhe shërbimet me rritje prej 5,4 për qind. Presim që deri në fund të vitit të vazhdojnë zhvillimet pozitive dhe ta mbyllim vitin me rritje ekonomike prej 4,1 për qind, në përputhje me projeksionin tonë, me mundësi për ta tejkaluar atë”, bën të ditur ministri i Financave.

Sa i përket realizimit të investimeve kapitale thekson se sipas të dhënave të fundit që i kanë në dispozicion kemi mbi 40 për qind investime më të larta kapitale në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjegjësisht, sqaron, realizimi i investimeve kapitale është në nivel prej rreth 370 milionë euro ose rreth 77 për qind realizim të mjeteve të planifikuara për vitin 2021. Sipas ministrit, investimet e realizuara pritet të arrijnë nivelin më të lartë edhe në vlerat absolute, jep optimizëm plotësues për realizimin e projekteve të mëdha kapitale të planifikuara në Planin për Rritje të Përshpejtuar Ekonomike.

Në kolumnë ministri për deficitin e buxhetit bën të ditur se pritet që ai të jetë nën gjashtë për qind nga PBB i vlerësuar në vitin 2021, përkundër nivelit të planifikuar prej 6,5 për qind në vitin 2021, ndërsa gjithashtu është ulur edhe niveli prej 8,2 për qind në vitin 2020, me tendencë të uljes së mëtutjeshme gjegjësisht 4,3 për qind të PBB-së, të parapara në Buxhetin për vitin 2022.

“Veçanërisht është e rëndësishme të theksohet fakti se ka një tepricë në realizimin e të ardhurave tatimore dhe kontributeve dhe ato arrijnë një nivel prej 102 për qind të asaj që ishte planifikuar në buxhetin suplementar në qershor 2021 kur u rishikuan lart nga buxheti fillestar për pesë për qind të ardhura tatimore dhe për 1,3 për qind kontributet. Ky realizim i të hyrave tatimore dhe kontributeve kontribuon në zvogëlimin e deficitit për 0,5 për qind të PBB-së, ose rreth 3,8 miliardë denarë,”tha ministri në kolumnë. Ai shton se ky është plotësim i planeve të Ministrisë së Financave për qëndrueshmëri fiskale, konsolidim fiskal dhe parashikueshmëri në monitorimin e vazhdueshëm të lëvizjeve në ekonomi dhe mbajtjen e hapësirës për ndërhyrjen e shtetit në kohë krize, si ajo aktuale.

Ministri vlerëson se vendosja e planifikimit afatmesëm të buxhetit në horizont prej tre viteve dhe me pikëpamje për pesë vitet e ardhshme, është vlerë e shtuar drejtë parashikimit të politikave fiskale dhe qëndrueshmërisë së financave publike, si dhe konsistencës drejtë qëllimeve të hartuara.

Vitin e ardhshëm, tha ministri, pritet rritje reale e PBB-së prej 4,6 për qind, i udhëhequr nga rritja në brutoinvestimet prej 8,5 për qind, aktivitet të rritur të eksportit prej 8,1 për qind, konsum të rritur dhe punësim me nga 3,1 për qind, që do të sjellë rimëkëmbje të plotë të ekonomisë dhe fillimin e periudhës së rritjes së përshpejtuar prej mbi 5 për qind në vit, me çka shpreson se rrjedhat globale ekonomike do të jenë më të mira me qëllim të valorizimit të plotë të mundësive, të cilat vijojnë.

Ai po ashtu thekson se është planifikuar nivel rekord i shpenzimeve kapitale me pjesëmarrje prej 14 për qind në shpenzimet e përgjithshme, gjegjësisht historikisht më e larta 38,2 miliardë denarë, një cilësi e re në mënyrën e konceptimit të politikave buxhetore dhe menaxhimit të financave publike, si dhe të mjeteve të rreth 90 milionë, për të mbështetur ekonominë nga kovidi dhe kriza energjetike për t’iu përgjigjur në kohën e duhur sfidave.