Besimi në Forumin Delfi në Greqi: Janë ndarë rreth 615 milionë euro për amortizimin e goditjes së çmimeve

“Deri më tani janë ndarë rreth 615 milionë euro për amortizimin e goditjes së çmimeve. Vitin e kaluar qeveria ndërmori masa për amortizimin e rritjes së çmimeve, me ç’rast këtë vit u miratua gjithashtu pakoja prej 26 masave për përkrahjen e standardit të qytetarëve dhe kompanive, si dhe për përkrahjen financiare të kompanive përmes Bankës Zhvillimore. Kriza mund të shfrytëzohet si mundësi për të bashkuar dhe zgjeruar më tej Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Pozicionimi strategjik i ekonomive të vogla dhe të hapura është thelbësor në kohë të rritjes së polarizimit”, theksoi Besimi në fjalimin e tij në Forumin Delfi, i cili mbahet në Greqi dhe ku morën pjesë përfaqësues të lartë nga 36 vende.

Marketing

Lidhur me pasojat e luftës ruso-ukrainase, Besimi thekson se Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe pse nuk e ka aq të theksuar bashkëpunimin ekonomik me Rusinë dhe Ukrainën, megjithatë i ndjen efektet e luftës të cilat në ekonominë tonë reflektohen në mënyrë indirekte edhe atë përmes rritjes globale të çmimeve të energjensave dhe produkteve ushqimore bazë, si dhe nëpërmjet ngadalësimit të aktiviteteve ekonomike dhe presioneve të inflacionionit në Evropë si partneri ynë më i madh tregtar. Gjithashtu, Rusia dhe Ukraina janë një nga eksportuesit më të mëdhenj të metaleve në vendin tonë, që pritet të reflektohet ndaj industrisë sonë të metaleve dhe industrisë së ndërtimtarisë.

“Rëndësi të madhe ka edhe menaxhimi i mirë i mallrave të rezervave të ushqimit dhe produkteve bazë për të siguruar kapaciteti maksimal i deponimit. Në mënyrë shtesë, në kushte të rritjes së çmimeve, gjatë muajit korrik të vitit të kaluar kemi ulur shkallën e TVSH-së për qarkullimin e energjisë elektrike për amvisëritë nga 18% në 5%, duke përfshirë muajin qershor të këtij viti. Këtë masë e vazhdojmë deri në fund të këtij viti me qëllim që ta ruajmë standardin e qytetarëve” potencoi Besimi.

Gjithashtu, Besimi nënvizoi se lufta në Ukrainë, mori vëmendjen e politikës lidhur me nevojën për përforcimin e prodhimit vendas të ushqimit dhe energjisë.

“Ulja e varësisë nga importi i energjisë dhe ushqimit si dhe diversifikimi i importit duhet ta përforcojë qëndrueshmërinë e ekonomive tona ndaj krizave të ardhshme”, tha Besimi dhe shtoi se edhe përskaj ndryshimeve klimatike, kemi kushte relativisht të favorshme për rritjen e prodhimit vendas së ushqimit, duke u bërë thirrje kompanive bujqësore dhe ushqimore nga Greqia dhe rajoni për të investuar në projekte në vendin tonë.

Ministri Besimi theksoi se, në nivel shtetëror, duhet të hartojmë plane për situata të jashtëzakonshme në rast të uljes shtesë ose për skenarin më të keq – ndalesa e plotë e furnizimit të gazit nga Rusia për në BE.

“Në qoftë se ekziston ndonjë nismë, jemi të gatshëm të marrim pjesë në aksionin e përbashkët potencial në nivel të BE-së për furnizim të përbashkët të gazit natyror. Qeveritë, duhet në mënyrë shtesë të krijojnë baferë fiskalë dhe hapësirë fiskale për ballafaqim me intervenimet e ardhshme potenciale”, tha Besimi.

Siç theksoi ai, duhet të synojmë diversifikimin e importit të energjisë dhe zvogëlimin e varësisë nga energjia.

“Në periudhën e ardhshme, investimet në infrastrukturën për prodhimin e energjisë do të jenë prioritet i lartë. Qeveria, gjithashtu është orientuar drejt përshpejtimit të transformimit dixhital dhe të gjelbër, me theks të veçantë mbi efikasitetin energjetik. Si sektori publik ashtu dhe sektori privat duhet të përkrahin projektet për rritjen e efikasitetit energjetik, njëkohësisht duke e rritur ndërgjegjësimin e opinionit publik lidhur me rëndësinë e kursimit të energjisë”, theksoi Besimi në Forumin Delfi që mbahet në Greqi nga data 6 prill deri më datë 9 prill.

Marketing