Ushtruesi i detyrës Shef i Prokurorisë së Lartë, Mustafa Hajrulla, nuk dëshiron të maltretohet me besimin në gjyqësor. Sipas tij, gjyqësori nuk është parti politike që të ketë nevojë për matjen e rejtingut, shkruan Alsat.
“Nuk do të më shkonte asnjëherë mendja që të maltretohem më atë se sa e kemi besimin. Vallë është 8 për qind apo 10 për qind, sepse në fund të fundit ne nuk matim rejtingun. Nuk jemi parti politike që të matim rejtingun. E dimë se si punojmë, e dimë se në çfarë kushtesh punojmë dhe e dimë për çdo vite në bazë të raporteve vjetore se sa përmirësohet puna e Prokurorisë Publike”, deklaroi Muistafa Hajrullai, u.d. Shef i Prokurorisë së lartë.