Besimi: Nga mesnata ulen çmimet e derivateve

Pas votimit në Kuvend mbrëm natën e së premtes të ndryshimeve në ligjit për TVSH-në dhe ligjit për akcizat, qeveria ka sjellur tre vendimet e nevojshme për implementimin e këtyre masave, bëri të ditur Ministri i Financave, Fatmir Besimi. Ai tha se vendimet sëbashku me ndryshimet ligjore janë publikuar në gazetën zyrtare dhe do të nisë implementimi I tyre. Kjo nënkupton uljen e çmimit të derivative dhe produkteve ushqimore bazë.

“Sa u përekt masave që kanë të bëjnë me çmimin e karburanteve ato do të jenë në fuqi nga dita e nesërme, karburantet do të jenë me vlerë më të ulët duke impelentuar këto masa… Sa u përket produkteve ushqimore si rezultat I këtyre masae do të ditëve në vijim gjatë javës do të ketë gjiothashtu lirim në çmim, si rezultat I zvoglimit të TVSH-së në 5 në 0% për këto produkte kryesore ushqimore… E para është që kemi zvogëlim të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për produktet kryesore ushqimore nga 5 për qind në zero për qind, për bukën, sheqerin, miellin e llojit 400, pasataj vaji i lule diellit si dhe qumështi me yndyrë 2.8 dhe 3.2 dhe 3.5, mishi i freskët, orizi dhe vezët.”, tha Fatmir Besimi, ministër i financave.

Besimi njëherit theksoi se masën e dytë e cila hyri në fuqi është vazhdimi i zvoglimit TVSH-së për 5 për qind i energjisë elektrike për amvisëritë dhe shfrytëzuesit e vegjël, e cila do të vlejë deri në fund të vitit.Poashtu zvoglohet TVSH nga 18 në 10% për energjentet.

Marketing