Besimi: Nga pikëpamja fiskale nuk ka bazë që taksa ekologjike të shihet si taksë krize

– Në vend ka konsensus mes pushtetit, opozitës dhe bashkësisë së biznesit se është koha të dizajnohet modeli i pagesës ekologjike dhe të miratohen. Dilema dhe diskutimi ekziston nëse këto mjete do të investohen për projekte ekologjike dhe nëse tani është koha për miratimin e tyre, ka deklaruar ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Marketing

Për akuzat e opozitës se taksa ekologjike për karburantet fosil në esencë është taksë krize, Besimi në emisionin “10 minuta” në TV21 ka thënë se taksa e krizës sillet për të gjitha transaksionet e vendit siç ka qenë në vitin 2001 dhe tani shtoi ai, “është targetuar vetëm për derivatet e naftës”.

Me strategjinë fiskale planifikohen edhe instrumente të reja për financim, siç janë bond zhvillimorë dhe i gjelbër, tha ai.

“Dallimi nga periudha e deritanishme, mjetet nga këto bonde/letra me vlerë do të shfrytëzohen vetëm për investime kapitale, ndërsa bondi i gjelbër vetëm për projekte që do të jenë mbështetje për zhvillimin e gjelbër, përkatësisht agjendës së gjelbër”, shtoi më tej Besimi.

Në Buxhet me rebalancin, sipas tij parashihet edhe programi i ri për zhvillim të gjelbër në nivel të Qeverisë ku ka edhe masa shtesë. Debati për ribalancin e Buxhetit në Kuvend do të fillojë nga 1 korriku për kur është caktuar edhe seanca në Komisionin amë për financim dhe buxhet.

“Ne kemi 46,2 miliardë denarë me ribalancin, deficit i cili në fakt është më i lartë në krahasim me atë të planifikuarin gjatë këtij viti, 35 miliardë denarë, por megjithatë është më i ulët se sa ishte gjatë vitit 2020, përkatësisht nga 4,9 në 6,5 për qind nga BPV do të jetë deficiti dhe kryesisht financohet në mënyrë të barabartë nga tregjet e huaja dhe tregu i vendit. Ne tashmë në tregun e huaj kemi marrë hua me euro-bond ku arritëm të kemi një nga normat më të ulëta të interesit, 1,6-2,5% dhe pjesa e mbetur do të jetë nga tregu vendor, megjithatë kthejmë edhe 500 milion euro-bond nga paraprakisht, që është me normë interesi prej mbi 4 për qind”, tha ministri Besimi.