Besimi: Për të gjitha pakot ekonomike ka mjete në buxhet dhe do të realizohen

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, u shpreh se masat e parapara në pakon e pestë ekonomike, duke i përfshirë edhe ato për mbështetje të pagave mund të realizohen në kuadër të Buxhetit dhe pastaj në mënyrë përkatëse me ribalancin e paralajmëruar.

Marketing

“Ribalanci siç disa herë paralajmërova, do të duhej të përpilohet nga mesi i vitit, me qëllim në Kuvend të shqyrtohet dhe të miratohet. Me ribalancin do të shqyrtohet dinamika e realizimit të buxhetit deri më tani. Tashmë është paralajmëruar se tremujori i parë ka pasur një realizim mjaft të mirë, ka efikasitet të shkëlqyer edhe sa i përket të ardhurave edhe sa i përket implementimit të masës që e prezantojmë sot. Edhe nga ana e shpenzimeve ka pasur realizim të mirë të shpenzimeve kapitale. Ndjekim si lëviz ekonomia dhe reagojmë në mënyrë përkatëse. Ndërhyrje më e madhe duhet të jetë në plotësimin në pjesën e masave për mbështetje të ekonomisë, si dhe vazhdim të implaktit të kovid-19 që i pati ekonomia jonë. Besoj se kjo do të jetë në mënyrë transparente dhe mënyrë që do ta mbështesë ekonominë të targetuar në mënyrë optimale. Kështu do të jetë realizimi i tyre siç ishte edhe në katër pakot paraprake”, tha Besimi.

Ndryshe, sa i përket uljes së TVSH-së për energjin elektrike, ai tha se një propozim të tillë të Qeverisë nuk ka ende për momentin.

Marketing