Besimi: Po jetojmë në një periudhë ku nga njëra krizë kalojmë në tjetrën

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, ku temat kryesore kanë qenë buxheti dhe borxhi publik i vendit.

Marketing

Besimi theksoi se vendi ynë, por dhe gjithë bota, është në një periudhë ku nga njëra krizë kalohet në tjetrën.

“Filluam me krizën e Kovidit në viti 2020. Më pas, 2021 filloi një rikuperim. E pastaj filloi kriza e shkaktuar nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës”, tha Besimi.