Besimi: Qytetarët tashmë mund të investojnë në fletobligacionin e dytë të qytetarëve

Ministria e Financave emetoi emetimin e dytë të fletobligacioneve të qytetarëve me interes prej 5% në nivel vjetor dhe qytetarët tashmë mund të investojnë nëpërmjet parashtrimit të kërkesës për pjesëmarrje në ankand. Kjo u bë e ditur nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, i ftuar në emisionin Temav e ditës në TV Sitel.

Marketing

“Fletobligacioni i qytetarëve është instrument që u ofron qytetarëve mundësinë e ruajtjes së vlerës së parave të tyre, veçanërisht në kushtet e inflacionit të lartë dhe është pjesë e politikave të Qeverisë për t’u përballur me krizën e çmimeve. Qytetarët janë shumë të interesuar për këtë instrument. Në emetimin e parë u publikua prospekti prej 10 milionë eurove, me ç’rast u emetua vlera prej 23 milionë eurove nga 1300 qytetarë.

Qytetarët tregojnë interes më të madh tani, sepse tashmë janë njohur me përfitimet që ofron ky instrument financiar. Po ashtu, ka ndikuar edhe në rritjen e interesit për depozita në banka dhe ka ndikim pozitiv edhe në ekonomi”, tha Fatmir Besimi.

Prospekti për emetimin e dytë të fletobligacionit të qytetarëve u publikua më 18 tetor dhe qytetarët kanë mundësi që përmes bankave afariste të parashtrojnë kërkesë për pjesëmarrje në ankandin që do të mbahet më 7 nëntor.