Besimi-Rigterink: BERZH do ta përkrahë Qeverinë në realizimin e projekteve prioritare

Realizimi i projekteve rrjedhëse dhe dinamika e zhvillimit të tyre, si dhe
investimet në projekte të reja në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, energjetikës, ekologjisë, ishin tema të takimit mes ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe nënkryetarit të BERZH Jurgen Rigterink, që u mbajt në Ministrinë e Financave, para fillimit të Konferencës së parë vjetore “Rimëkëmbje dhe rritje ekonomike pas Kovid-it”.

Marketing

Në këtë takim u theksua se BERZH do të vazhdojë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut dhe do të përkrahë përkushtimin e Qeverisë në përgatitjen dhe zbatimin e projekteve prioritare që janë pjesë e planit ekonomik dhe investues së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Ndër projektet që realizohen me përkrahje financiare nga BERZH janë aksi Shkup-Bllacë, autostrada Kërçovë-Gostivar, linja hekurudhore e Korridorit 8 për në Bullgari, në pjesën e energjetikës tubacioni kryesor i gazit Gostivar-Kërçovë dhe aksi Sveti Nikollë-Veles, ndërtimi i tubacionit të gazit interkonektiv midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, interkonektimi 400 kV midis Maqedonisë (Manastir) – Shqipërisë (Elbasan), si dhe projekte të tjera, ndër të cilat edhe në Shkup të tilla si transporti i shpejtë me autobus, gjithashtu edhe stacioni filtrues i ujërave të zeza.

U shpreh kënaqësia sa i përket progresit në realizimin e projekteve të financuara nga ky institucion financiar ndërkombëtar dhe përkushtimit të Qeverisë në implementimin e pandërprerë të tyre.

Në këtë takim, ndër të tjera, u theksua se me rëndësi kyçe do të jetë edhe përfshirja e Bankës në realizimin e projektit për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në pesë rajone të vendit, i cili është në proces të përgatitjes nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministri i Financave Fatmir Besimi theksoi se përmes Planit për financimin e rimëkëmbjes dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike, pritet rritje e investimeve të përgjithshme në ekonomi. Përveç investimeve të planifikuara publike në vlerë prej rreth 4 miliardë euro në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025, të financuara nga Buxheti, fondet IPA dhe institucionet financiare ndërkombëtare të mobilizohen edhe më shumë mjete dhe investime nga sektori privat. Kjo do të rrisë investimet e përgjithshme, do të përshpejtojë rritjen e prodhimit të brendshëm bruto dhe do të përshpejtojë hapjen e vendeve të reja të punës.

Eshtë e sigurt se rimëkëmbja e ekonomisë nga efektet e virusit të koronës ka filluar. Sipas statistikave, këtë vit vendi del nga kriza dhe hyn në rritje dhe rimëkëmbje, ndërsa projeksionet e rritjes janë 4.1%. BERZH ka investuar mbi 2 miliardë euro në vend.

Marketing