Besimi: Struktura e Buxhetit po ndryshon me investime të larta kapitale

Me Propozimin e Buxhetit për vitin 2024, po ndryshojmë pasqyrën ekonomike në vend. Kemi projeksione për shpenzime dhe të hyra më të larta, por deficit më të ulët dhe shpenzime kapitale prej 733 milionë eurove, këtë e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, gjatë intervistës për Ditarin Qendror të RTM-së, ku potencoi se çështja më e rëndësishme është struktura e Buxhetit.

Marketing

Si është struktura e Buxhetit është çështja më e rëndësishme, sepse bëhet fjalë për paratë e qytetarëve dhe ekonominë, ku të gjitha nevojat financohen përmes tatimeve. Kështu, në Propozimin e Buxhetit për vitin 2024, kemi pozita shumë më të larta krahasuar me vitin paraprak. Të hyrat planifikohen me rritje prej 10%, shpenzimet me rritje prej 5.8%, që nënkupton ulje të deficitit në 3.4%, i cili në vitin 2020 gjatë kohës së Kovidit ishte 8%. Njëherazi, kemi rritje të shpenzimeve kapitale, të cilat prej 262 milionë eurove në vitin 2020 kanë shënuar rritje në 733 milionë euro, rritje që është dyfish më e lartë.

Po ashtu, kemi rritje të pagave prej 18%, ndërsa deficitin e kemi ulur në 3.4%, i cili në vitin 2020 ishte 8% të PBB-së,”- theksoi ministri Besimi.

Ai potencoi se tashmë është vendosur trendi i realizimit të investimeve kapitale në mbi 70-80% dhe se këtë vit tashmë janë realizuar 500 milionë euro investime nga 730 milionë euro të planifikuara, të cilat janë më shumë se 95%, krahasuar me vitin e kaluar.

“Kemi projekte të mëdha infrastrukturore, të cilat janë projekte konkrete që janë të veçmë të njohura, si Korridori 8 dhe 10D, linja hekurudhore e Korridorit 8 me Bullgarinë, ku kemi siguruar grant, po ashtu projekte të financuara nga BERZH-i për NOMAGAS-in dhe të tjera si në arsim, shëndetësi, energjetikë. Këto janë projekte konkrete që tashmë janë në vazhdim e sipër dhe të cilat dë të ndryshojnë pasqyrën e ekonomisë për vitet e ardhshme.

Ministri pret që realizimi i shpenzimeve kapitale të planifikuara, përkatësisht investimet publike së bashku me investimet në sektorin privat, për të cilat ka edhe disa programe, të jenë nxitëse të rritjes ekonomike, e cila parashikohet të jetë 3.4%.

“Rritja e ekonomisë parashikohet të jetë 3.4%, ndërsa ndikimin më të madh do të kenë investimet publike, të cilat kanë rritje prej rreth 8% si dhe konsumi, i cili do të ketë rritje duke marrë parasysh rritjen e pagave, e cila tashmë është reale nga muaji prill e tutje, duke pasur parasysh se do të ketë rritje të pagave edhe në vitin e ardhshëm, ndërkohë që kemi inflacion njëshifror”, theksoi Besimi dhe shtoi se input do të ketë edhe në sektorin privat.