Besimtarët katolikë nga mesnata nisin festën e Krishtlindjes

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e të krishterëve ortodoksë të cilët e llogarisin kohën sipas Kalendarit gregorian, sot e festojnë Buzmin, në prag të Krishtlindjeve. Krahas besimtarëve katolikë shqiptarë, të premten krishtlindjet i festojnë edhe ortodoksët shqiptarë, si dhe kishat ortodokse greke, bullgare, rumune, ukrainase dhe gjeorgjiane, të cilat e pranuan Kalendarin gregorian.

Marketing

Në vend, manifestimi qendror me rastin e festës është organizuar në Kishën katolike “Zemra e Jezusit” në Shkup, nën kryesimin e peshkopit të Shkupit, Kiro Stojanov.

Në liturgji në kishë u kufizua numri i besimtarëve në pajtim me protokollet për mbrojtje nga Kovid-19.

“Rëndësia e Krishtlindjeve gjithsesi nuk është te konsumi si dhe në marrjen e të gjitha gjërave në formë vetiake për vete, por para së gjithash në pranimin e mirë mes vete, sepse Zoti na pranoi me dërgimin e djalit të tij, prandaj gëzohemi, shkëmbejmë dhurata, sepse Zoti në dashurinë e tij na e dha dhuratën më të madhe të mundur, djalin e tij Isus Krishti, i cili erdhi tek ne në formën e njeriut.” 

Marketing