Qytetarët e përkatësisë fetare ortodokse sotne kremtojnë festën më të madhe fetare Pashkët, apo ringjalljen e Krishtit.
Sipas ritualeve fetare ortodokse, dita e shtunë konsiderohet e shtuna e madhe, e cila njihet edhe si dita në mes vdekjes dhe lindjes së Krishtit.
Për këtë festë nuk është hequr ora policore, por mbeten në fuqi protokollet dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Edhe Kisha Ortodokse e Maqedonisë apelojnë që të respektohen protokollet shëndetësore, pasi vendi ashtu si edhe gjithë bota gjendet në një pandemi.
Për organizimet e parapara në Kishën Qendrore të Shkupit, nga ana e organizatorëve janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të ruhet distanca sociale, të bëhet dezinfektimi i duarve, si dhe të mbahen maskat.
“Falënderojmë Zotin që nuk kemi orë policore, por ka mirëkuptim edhe nga të gjithë palët, dhe në këto momente ndërgjegjja e vet qytetarëve duhet të jetë në nivel dhe të kuptojmë se gjendemi në një pandemi. Pikërisht për këtë edhe në si kishë, përpos përgatitjeve fetare, kemi marrë masa që masat të respektohen dhe kemi angazhuar shumë persona për ta mbajtur kujdesin që mos të ketë tubime të mëdha në një vend, si gjatë hyrjes, ashtu edhe gjatë rrotullimit rreth kishës.”,- tha prifti, Sasho Nikollovski.
Ndërsa kryetari i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, Stefan Veljanovski, në emër të besimtarëve luti Zotin e madhërishëm, që besimtarët dhe populli të ketë shëndet, mirësi dhe begati.
“Po jetojmë në një jetë më sfida të vazhdueshme, por sikurse e gjithë bota, edhe ne po ballafaqohemi me probleme të aspektit shëndetësor me përhapjen e virusit, e cila ka ndryshuar kuptimin e jetës në përgjithësi. Prandaj si prind i juaji kam apeluar dhe po apelojmë që këto masa të respektohen dhe me kujdes të zbatohen të njëjtat, sepse me atë po ruajmë shëndetin edhe tonin, por edhe të të tjerëve, dhe një masë duhet të jetë edhe pranimi i vaksinave. Ta falënderojmë Zotin, duke iu përulur vullnetit të tij, duke e lutur që të na japë durim, dëgjueshmëri dhe të na udhëzojë në drejtimin e punëve të mira, të na shtojë besimin në fenë tonë dhe të na mundësojë që t’i plotësojmë nevojat fetare.”,- deklaroi kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, Stefan Veljanovski.
Festa e pashkëve kulmonin gjatë ditës së diel, ndërsa që nga e shtuna fillojnë ritet fetare, me ngjyrosjen e vezëve, përgatitjen e ëmbëlsirave, si dhe me mish në tryezë.