Besnik Emshiu kandidat i BDI: Komuna e Bogovinës meriton ndryshimin

Besnik Emshiu kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim në Komunën e Bogovinës në Klan TV në emisionin Debat zgjedhor shpalosi platformën për zgjedhjet lokale ku u përbetua se do ti përmbush pesë përbetimet e Agjendës së Gjelbërt dhe se qytetarët nuk do të përballen me nevojat elementare.

Marketing

Besnik Emshiu tregoi se në Komunën e Bogovinës qytetarët ballafaqohen me pengesa elementare si problemet infrastrukturore ,qendra e zjarrëfiksave, ujin e pijshëm, kanalizimin me ujërat e zeza, deponitë e egra dhe shumë probleme tjera, kurse të gjitha këto para katër viteve ishin premtuar se do të realizohen por mbetën vetëm premtime dhe jo realizime.

Të gjitha ato probleme do të zgjidhen sepse ne në Agjendën e Gjelbërt kemi projekte për këto raste duke i përpiluar dhe mes organizatave të ndryshme botërore do të nxjerim fonde dhe do i zgjidhim këto probleme për komunën, dhe qytetarët do të lirohen nga këto probleme të mëdha deklaroi Besnik Emshiu nga BDI.

Nga ana tjetër edhe kandidati i Lëvizjes Besa dhe i PDSH-së e akuzuan për keq menaxhim të Komunës, jo transparente dhe dështim total duke i kërkuar edhe dorëheqjen e tij.

Marketing