70 vjeçari Sajid Thungal, do të bashkohet shpejti me gruan e tij dhe familjen, të cilët besonin se ishte vrarë në një aksident ajror në Indi në vitin 1976.
Thungal ishte larguar nga qyteti i tij i lindjes Shasthamkotta, në tetor 1976 për të punuar për familjen në një nga shtet e pasura arabe të Gjirit Persik.
Por tragjedia goditi kur një defekt shkaktoi zjarr në motorët e avionit të linjave Indian Airlines duke vrarë të gjithë 95 njerëzit që ishin në bord.
Në avion gjendeshin prindërit e Sajid, katër motrat e tre vëllezërit, të cilet ishin mes të vdekurve, ndërsa ai vetë nuk kishte udhëtuar me ta por kishte shkuar në Abu Dabi ku kishte punaur me promovimin e kulturës indiane nëpër botë, dhe më pas ishte kthyer në Indi në vitin 1982, për të hapur një biznes të vogël në Mumbai.
Ai kishte bërë më tej shumë punë duke u përpjekur të mbijetonte, por i vinte zor të kthehej në familjen e tij pasi tradicionalisht në këto raste të kthyerit konsiderohen ‘të dështuar’.
“Personalisht, dua të shkoj në shtëpi dhe të takoj familjen”, tregon burri së fundmi.
“Sikur njerëzit të mos ishin kujdesur për mua, do të kisha vdekur pa e takuar përsëri familjen”.
Në 2019 Sajid u njoh me pastor KM Philip, i cili drejton një shoqatë për bashkimin e familjeve me të dashurit e humbur.
Pasi mësoi për ndarjen nga familja, Philip dërgoi një punonjës social dhe gjeti shtëpinë e Sajid.
Babai i Sajid kishte vdekur në 2012 por nëna e tij Fatima Bibi, 95 vjeçe, gruaja Jamila dhe vëllezërit Aziz e Mohammed Kunju ishin të gjithë mirë.
Ata u mahnitën kur mësuan se i dashuri i tyre i humbur prej dekadash, kishte jetuar në Dubai.
Philip tha: “Kur e takova atë [Sajid], ishte i trazuar mendërisht dhe iu desh shumë kohë për të treguar për familjen”.
Mohammed udhëtoi drejt Mumbai për të takuar vëllanë e tij për herë të parë në pesë dekada.
Familja tashmë ka në plan të organizojë një festë për kthimin e tij.