Beteja e tretë e Ali Ahmetit

Koment: TetovaSot

Marketing

Erdhi pa frikë nga një jetë ilegale prej vitesh dhe largoi frikën serike te shqiptarët nga uniforma e policisë së shtetit që kur të donte eksperimentonte me fatet e njerëzve kaq të pambrojtur. Erdhi me idealin e pastër dhe çliroi një popull të shkelur dhe robëruar skajshmërisht.

Ardhja e një heroi nuk qe rastësi ashtu siç nuk ishte rastësi asgjë tjetër në vitet që do pasonin ose më saktë që prej kohës kur hoqi uniformën e një komandanti dhe veshi petkun e politikës. Të gjithë kishin shansin të ishin në vend të Ali Ahmetit por asnjëri s’kishte atë guximin që në kohëra të mbrapshta dhe vrastare të merrnin përsipër atë mision që e mori ai. Kur të gjithë ia mbathën, ai u shfaq me ëndrrën e lirisë dhe ndryshoi kahjen e historisë së shqiptarëve.

Ali Ahmeti erdhi me dashurinë ndaj kombit dhe njerëzve të tij edhe pse e dinte se çdokush nuk mund tia kthente në të njëjtën monedhë. Kush nga këta heronj të vonuar do mund të merrte rreziqe si Ali Ahmeti ky njeri i luftës, i paqës dhe politikës?! Vetëm shtegtarët politikë dhe të dehurit pas pushtetit nuk kanë kurajon ta thonë haptazi se Ali Ahmeti mbetet figura më emblematike shqiptare, atë që e thonë shqiptarët që i japin mbështetje dhe fitore të përhershme.

Për dallim nga ata, kreu i partisë fituese kurrë nuk u morr me askënd. Kurrë nuk etiketoi dhe përfoli njeri sepse ai i sheh shqiptarët si tërësi, vlerë, pavarësisht bindjeve ndërsa politikanët e përmasave të vogla që shpesh politikanë smund të quhen, nxisin shqiptarët për ti përçarë vetëm për teket dhe pozicionet e tyre politiko-partiake. Ali Ahmeti mbeti njeriu që asgjë nuk ia la rastësisë që kur e nisi rrugëtimin politik.

Beteja e parë, betja e luftës së 2001, beteja për liri

Beteja e parë e tij ishte ajo e lirisë që i dha fund dominimit maqedonas mbi shqiptarët. Konflikti i 2001-shit u ktheu shqiptarëve dinjitetin e fashitur prej vitesh. Shqiptarët ishin shënjestra e aparatit të dhunës shtetërore. Ata s’kishin të drejta, vriteshin si hiçgjë, protestonin por ajo nuk sillte asgjë siç ndryshoi çdo gjë dhe gjithçka me luftën për të drejta dhe liri.

Betja e dytë, betja e NATO-s dhe BE-së

Beteja e dytë e Ali Ahmetit ishte më e vështirë sepse politika të konsumon tejmase dhe ndonjëherë do kompromise të paimagjinueshme. Por kjo figurë arriti të mposht secilin në kauzën e tij të barazisë. Ai kishte kundër çdokënd në luftën për barazi të shqiptarëve dhe madje kundër i kishte vetë partitë shqiptare. Ali Ahmeti kishte kundër shtetin, shërbimet sekrete, politikanët që bashkëpunonin me grupe të rrezikshme në emër të shtetit që vetëm i së drejtës nuk mund të quhej. Ali Ahmeti në betejën për barazi të plotë, dërgoi në pension shumë kryeministra maqedonas një nga një. Asnjëri nuk ia doli ta mposhtte kreun e partisë më të madhe shqiptare. Por përse kjo forcë kaq e madhe rezistuese e dërgoi nga fitorja në fitore, përgjigjja është e thjeshtë-ai kishte me vete popullin ashtu siç e ka akoma. Kjo ishte fortesa e madhe për të. Ali Ahmeti mbeti protagonisti i vetëm i politikës pro evropiane dhe pro amerikane. Të tjerët u tretën në rrugën e vështirë të politik bërjes. Shumë prej tyre qëndrojnë turpshëm jashtë politikës sepse ishin anti NATO dhe antiperëndimorë. Madje Ali Ahmeti arriti ta diciplinojë edhe vetë politikën maqedonase derisa sot ka një partner që kanë një qasje tjetër që sollën bashkërisht këto procese të rëndësishme.

Betja e tretë, betejë për jetë, për ujë dhe për ajër të pastër

Dhe pas këtij rrugëtimi të vështirë Ali Ahmeti sërish u shfaq ndryshe në 19 vjetorin e partisë. Në betejën e tij të tretë për ajër, ujë, tokë dhe jetë ai sërish u tregoi humbësve politikë se nuk vepron rastësisht në politikë. Ai u tregoi se kapitujt për liri, barazi janë të mbyllur ndërsa kapitulli i së ardhmes është ajo që ai shpalosi më 5 qershor. Elaboroi në detaje gjithçka që oponentët politikë smund ta kenë sepse dallimi është se BDI dhe Ali Ahmeti janë e ardhmja ndërsa ata e kaluara, aty ku kanë mbetur me idetë e së shkuarës dhe kanë humbur kontaktin me realitetin.

Bashkimi Demokratik për Integrim sot në 19 vjetorin e themelimit përmes një evenimenti të organizuar bashkë me rininë shënoi ditën botërore të mjedisit jetësor dhe me këtë shpalosi para opinionit edhe platformën e gjelbër dhe zotimin se nga sot e tutje e gjithë kjo fuqi politike do të fokusohet në cilësinë e të jetuarit, kushteve të jetës së përditshme, zhvillimin, arsim dhe shëndetësi cilësore, drejtësinë joselektive, dixhitalizimin, politikat sociale, infrastrukturën, ekonominë dhe mjedisin jetësor.

Dhe në fund të mbyllim me fjalimin e Ali Ahmetit “Të gjithë bashkë kemi përgjegjësi për vendin ku jetojmë, të gjithë
thithim të njëjtin ajër, të gjithë pimë të njëjtin ujë, të gjithëve na ngroh i njëjti diell, që të gjithë ushqehemi nga kjo tokë”.

Marketing