“Beteja” për vota për të arritur cenzusin prej 40%

Dalja e ulët në rrethin e parë të Presidencialeve, ka ndryshuar retorikën e kandidatëve që do të garojnë në rrethin e dytë. Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova po përpiqen të nxisin dalje më të lartë më qëllim që të arrihet pragu i nevojshëm prej 40%.

Marketing

Kandidati për President Stevo Pendarovski mbrëmë nga Velesi bëri thirrje për dalje masive dhe të rrethojnë për numrin 3, sepse siç tha, as nuk dëshiron ta mendojë se çdo të ndodhë me të ardhmen e vendit nëse fiton rivalja e tij.

“Pse na është i domosdoshëm mobilizimi politik? Të gjithë e dimë, jo vetëm unë, por gjithë ju e dini se ky opsion ka shumicë dominuese në shtet, megjithatë shumë nga ju e nga ne menduan se dikush tjetër do ta kryej punën dhe se nuk duhet të mobilizohemi që në rrethin e parë, dhe e lanë që votën e tyre ta japin në rrethin e dytë, tani është shansi i fundit më 5 maj ta bëjnë këtë me të vërtetë, sepse nëse nuk e bëjnë shumicë do ta marrë opsioni tjetër”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president, i përkrahur nga shumica qeveritare.

Abstenimin e votuesve, kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova e quajti sëmundje moderne e demokracisë që ka trokitur edhe në Maqedoni. Megjithatë ajo shpreson që censusi do të arrihet, andaj të gjithë atyre që kanë dilema u bëri thirrje që bashkërisht t’i zgjidhin.

“Marr me mend se sa ka qytetarë që s’kanë dalë, aq ka edhe arsye por tek disa arsyet janë të ngjashme dhe mendoj se ata meritojnë përgjigje për dilemat. Shpresoj se argumentet e mia do t’ua ndryshojnë mendjen sepse mendoj që ajo që e ofroj dhe bëj është garanci se nuk do t’i harroj si qytetarë”, deklaroi Gordana Siljanovska-Dafkova, kandidate për president e përkrahur nga VMRO-DPMNE-ja.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve më 21 prill votuan 41,85% e votuesve nga lista zgjedhore. Një shifër e këtillë do të ishte e mjaftueshme që rrethi i dytë i zgjedhjeve të jetë i suksesshëm, sepse pragu i nevojshëm është 40%. Nëse nuk arrihet, detyrën e presidentit për 6 muaj e ushtron kryeparlamentari, deri në shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale.

Marketing