Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se nuk do t’i pranojnë kurrë kryetarët e rinj të komunave në veriun e Kosovës.
Megjithatë, numri një i Beogradit i bëri thirrje popullsisë serbe atje të ruajë paqen. “Ata do të përpiqen të zhvillojnë seancat e konstituimit në ndërtesën në veriun e Mitrovicës dhe të zgjedhin kryetarë të rremë me mbështetjen e vendeve të Kuintit.
”Po u kërkoj serbëve që ta ruajnë paqen, pasi ata nuk do të pranohen kurrë si kryetarë”- tha Vuçiç për gazetarët në Novi Sad.
Zgjedhjet e mbajtura në komunat veriore me shumicë serbe; Mitrovicë e veriut, Zvecan, Leposavic dhe Zubin Potok u bojkotuan nga serbët. Beogradi zyrtar nuk i njeh rezultatet dhe i ka konsideruar ato si “jodemokratike dhe joligjore”.