Betohen anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor: Nuk do të ndikohemi nga politika

Anëtarët e ri të Këshillit Gjyqësor sot para kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, u betuan se do të punojnë sipas ligjeve kushtetues dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Gjykatësja, Gordana Spirevska, në emër të të gjithë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor deklaroi se nuk do të jenë nën ndikimin politik.

Marketing

“Ne gjykatësit jemi të pavarur. Do të jemi kundër ndikimeve politike. Unë personalisht do të jem rezistent ndaj ndikimeve politike. Profesionalizmi dhe jo lidhjet familjare, do të jenë vendimtare në përzgjedhjen dhe promovimin e gjyqtarëve”,- tha anëtarja e Këshillit Gjyqësor, Gordana Spirevska.

Anëtarët e rinj në Këshillin Gjyqësor janë Kiro Zdravev nga Gjykata Supreme, Gordana Spirevska nga Gjykata Penale, Zoran Teofilovski ish ministër i drejtësisë, Loreta Gjorgieva nga Gjykata e Apelit e rajonit të Shtipit, si dhe Mirsad Suroji, i cili është përzgjedhur nga radhët e gjykatësve që i përkasin komuniteteve joshumicë.