Bexheti: Anëtarët e ASHAM-it lëshojnë sallën kur flas shqip!

Akademiku, Abdylmenaf Bexheti ka akuzuar sot se një pjesë e institucioneve në vend bëjnë obstruksione ndaj zbatimit të gjuhës shqipe.

Marketing

Bexheti, gjatë fjalimit të mbajtur në aktivitetin për rastin e ditëve të alfabetit me pjesëmarrje të përfaqësuesve të Akademive të Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, tha se jemi dëshmitarë se gjysma e institucioneve bëjnë akoma obstruksione të organizuara, të sistemuara, për parandalimin e zhvillimit dhe përdorimit të gjuhës shqipe, duke vendosur theks të veçantë në akademinë e Maqedonisë së Veriut.

“Akoma kemi institucione të cilët hezitojnë jo, por pengojnë me paramendim zbatimin dhe praktikimin e gjuhës shqipe. Në këtë aspekt, fatkeqësisht institucioni prej unë ku vij, i prin këtij animoziteti. Kur unë fillojë të flasë në fjalë përshëndetëse bile në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, gjysma e kolegëve e lëshojnë sallën. Ky është realiteti”, tha Abdylmenaf Bexheti.