Kreu i Sarajit, Blerim Bexheti tha se nuk ka nevojë për marrëveshje pas rikthimit të tij në BDI pas revoltës dhe pakënaqësive që kishte më herët, përcjell TV21. Bexheti thotë se asnjëherë nuk ka pretenduar që të jetë palë me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.
“Unë nuk kam pretenduar asnjëherë të jem palë me kryetarin, e çmoj si njeri, por edhe si udhëheqës dhe nuk është në etikën time të merrem me termin marrëveshje. Për debat gjithmonë, edhe këtu ka debat, por marrëveshje, as që e mbivlerësoj situatën, nuk është as e arsyeshme që të shprehet termi marrëveshje sepse nuk kemi nevojë për marrëveshje”, theksoi Bexheti.