Bexheti, Boçvarski dhe Rexhepi mbikqyrën punimet në vendbanimin Rashçe (Video)

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ministri i transportit dhe lidhjeve Bllagoja Boçvarski dhe zv/ ministri i transportit Bekim Rexhepi inspektuan sot fillimet e punimeve të fazes së dytë për ndërtimin e rezervoarit për ujë të pijshëm në Rashçe. Kapaciteti i rezervoarit është 1000m3 ndërsa gjatësia e rrjetit të gypave 1370m.

Marketing

“Sot bashkë me ministrin për transport dhe lidhje z. Bllagoj Boçvarski dhe zv. ministrin z. Bekim Rexhepi inspektuam fillimet e punimeve të fazës së dyte për ndërtimit e rezervoarit për ujë të pijshëm në vendbanimin Rashçe”, ka shkruar Bexheti.

Ky është një ndër pjojektet më me rëndësi për Komunën e Sarajit që kryejn punë bazike dhe ne jemi shumë të lumtur që fillojnë punimet me mjete plotësisht të siguruara, ku 6.000.000 den. janë siguruar nga komuna dhe 40.000.000 den nga ministria për transport dhe lidhje.

Rezervoari është me kapacitet prej 1000m3 dhe rrjeti i gypave prej 1370m.

Në emër të gjithë banorëve dua ta falenderoj qeverinë për korektësinë dhe përkushtimin që ky problem të zgjidhet dhe projekti të realizohet.

Për zgjidhjen e përhershme të problemit për të gjitha vendbaimet Komuna është në fazën e fundit në përgaditjen e projektit dhe në ditët në vijim do të nënshkruhet leje për ndërtim që nënkupton ndërtimi e një rezervari të rri në Kopanic dhe ndrimin e gypave Rashçe-Kopanicë dhe Rashçe-Bojanë.

Përfundimisht fillon zgjidhja e problemit për ujë të pijshëm në vendbanimet e Komunës së Sarajit.

blob:https://www.facebook.com/94626bc5-2881-463b-b790-3adea2945047