Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ka ripërsëritur qëndrimin për largimin e kamp shtëpizave pranë liqenit Treska. Sipas tij këto kamp shtëpiza paraqesin pengesë për realizimin e planit urbanistik të Sarajit.
Bexheti tha se ky problem duhet të zgjidhet që qeveria të jetë efikase në realizimin e hapit tjetër të paraparë me ligj.
Kreu i Sarajit Blerim Bexheti theksoi se këto kamp shtëpiza janë menaxhuar nga Ndërmarrja ‘Parqet dhe gjelbërimet’ dhe Qyteti i Shkupit dhe se komuna e Sarajit e gjeti këtë zonë në situatë kaotike sepse nuk dihen shumica e pronarëve të kamp shtëpizave.
Këto kamp shtëpiza sipas planit urbanistik do të zëvendësohen me shtëpi njëkatëshe.
https://www.facebook.com/blerim.bexheti.184/videos/412939963372376/