Bexheti dhe Arsovska në terren, inspektuan rrjetin e ujësjellësit në Bojanë e Gllumovë

“Bashkë me kryetaren e Qytetit të Shkupit zj.Danella Arsovska inspektuam punimet përfundimtare ndërtimore për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në vendbanimin Bojanë dhe Gllumovë të Komunës së Sarajit. Aktivitetet e ndërtimit në terren përfshinin rikonstruksionin e rrjetit ekzistues të ujësjellësit, për të cilin banorët u përgjigjën se ka pasur defekte të shpeshta për shkak të rrënimit, si dhe për shkak të profilit dhe materialit jo të kënaqshëm të tubacionit ekzistues”, shkruan Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit.

Marketing

Sipas tij me realizimin e këtij projekti infrastrukturor është zgjidhur një problem i kahershëm në këtë pjesë të qytetit.
“Po investojmë në sigurimin e kushteve cilësore të jetesës në çdo komunë dhe banorët e këtij vendbanimi të kenë furnizim më cilësor me ujë dhe lidhje të reja”, tha mes tjerash Bexheti.