



Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti bashkë me Drejtorin e Ekonomisë së Ujërave, Isni Jakupi para bashkësive lokale Shishovë dhe Gërçec kanë prezantuar projektin për rekonstruimin dhe modernizimin e sistemit për ujitje (kanali egzistues), i cili fillon në vendbanimin Matkë, vazhdon në Shishovë deri në Gërçec.
Kjo iniciativë u prit shumë mirë nga bashkësit lokale dhe ky projekt pritet që të zhvilloj bujqësinë në nivel tjeter për këto vendbanime.