Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe zyrtarë të BDI-së në Saraj, kanë bërë përurimin e asfaltimit të rrugës kryesore në vendbanimin Kopanicë.
Asfaltimi i kësaj rrugë ishte një nevojë e domosdoshme, pasi që ishte e dëmtuar shumë dhe në disa pjesë kishte edhe shembje të tokës, dhe ishte shumë e vështirë për zhvillimin e komunikacionit.
Fillimisht, është gropimi i asfaltit të vjetër, më pas është tamponuar dhe faza finale ka qenë asfaltimi. Gjatësia e rrugës është 4.7 kilometra, që fillon nga autostrada Shkup-Tetovë, deri në hyrje të vendbanimit Kopanicë dhe ka një gjerësi prej 5 metrave.
Kjo, rrugë është punuar me standard të lartë, pasi që në disa vende ka shembje të tokës. Investimi është i përbashkët i komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit, ndërsa si prioritet e ka pasur kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, pasi që e ka pasur edhe në programin zgjedhor.
Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, tha se këtë vit ka investuar shumë në zhvillimin infrastrukturës rrugore, disa rrugë janë bërë me mjete vetanake të komunës, ndërsa disa në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe me institucionet qendrore. Ai, shtoi se kjo dinamike do të vazhdohej deri në mbarimin e këtij viti për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në vendbanime tjera të komunës së Sarajit.