Bexheti e Shilegov takojnë afaristët e Sarajit

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov takuan afaristët që veprojnë në territorin e Komunës Saraj. Bexheti dhe Shilegov nga afër dëgjuan kërkesat  e tyre dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në mandatin e ardhshëm.

Marketing

Postimi i plotë:

Sot bashkë me kryetarin e qytetit të Shkupit z.Shilegov takuam sipërmarrësit të cilët veprojnë në zonën ekonomike dhe që luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit të Shkupit dhe Komunës Saraj.

Ideja e takimit ishte qe tu dëgjojmë nga afër kërkesat e tyre, t’i shqyrtojmë ato si serioze dhe ne si institucione të gjejmë metoda për realizimin e tyre dhe t’ju ofrojmë kushte më të mira për zhvillim e veprimtarisë së tyre.

Qyteti i Shkupit dhe z. Shilegov gjatë këtij mandati kishin vullnet për të investuar në komunën tone. Shpresojmë që edhe në të ardhmen do të vijojë bashkëpunimi dhe së bashku u zotuam që në vitin e parë të mandatit do të bëjmë rekonstruimin me gjitha standarde të rrugës e cila kalon në zonën ekonomike dhe që lidh disa vendbanime në komunën tonë.



Marketing