Bexheti fillon realizimin e projekteve të premtuara në zgjedhje

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti që në fillim të mandatit ka nisur realizimin e projekteve të premtuara në zgjedhje e që kanë të bëjnë me urbanizimin e vendbanimeve të kësaj komune. Ai përmes rrjetit social facebook njoftoi për vendosjen e kabinave për pritje në stacionet e autobusëve në shumë vendbanime të komunës së Sarajit. Bexheti gjithashtu njofton se ky projekt do të realizohet në të gjitha vendbanimet e komunës së Sarajit.

Marketing

Postimi i plotë:

🚌Komuna e Sarajit ka vendosur kabina për pritje në stacionet e autobusëve që ndodhen në vendbanimet: Bukoviq, Semenisht, Llaskarcë, Arnaqi të Poshtme, Arnaqi të Epërme dhe Shishovë.

👉Ky projekt gjithashtu ishte edhe si pikë në programin tonë parazgjedhor dhe do të vazhdojmë ta realizojmë atë duke vendosur kabina еdhe në vendbanimet tjera dhe duke ofruar kushte më urbane për të gjithë banorët e komunës.