Bexheti: Grubi cenoi seriozitetin e Korridorit 8

Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat që transmetohet sonte në orën 22:20 deklaroi se seriozitetin e Korridorit 8 dhe 10-D e cenoi zëvendëskryeministri Artan Grubi me qasjen e tij jo transparente.
“Mendoj se është diletantizëm politik që lejohet një korridor i tillë që do të ndërtohet e që d zgjasin me vite se nuk mund të ndërtohen brenda natës, e gjithë kjo lënia e hapësirës për dyshime të tilla, mendoj që nuk i bën nder as korridoreve dhe as aktorëve që thirren se janë kontribuuesit e ndërtimit të këtyre korridoreve”, deklaroi Blerim Bexheti, Sekretar organizativ i BDI-së.

Marketing

Sipas Bexhetit, po të ishte më transparente procedura, askush nuk do të ishte kundër Korridoreve 8 dhe 10-D.

“Mendoj se ky korridor ka pasur mënyrën e duhur që të sqarohet dhe askush të mos jetë kundër. Të gjitha ligjet në Kuvend dhe të gjitha vendimet në Qeveri do të ishin të pranueshme nga të gjitha palët që të realizohej sa më mirë ky korridor”, tha Blerim Bexheti, Sekretar organizativ i BDI-së.

Gur themeli i Korridorit 8 u vë më 4 prill, ndërsa të premten Qeveria do të vendos gur themelin e Korridorit 10-D. Sipas marrëveshjes, projekti kap vlerën e 1.3 miliarda eurove, me mundësi që shuma e tillë të rritet akoma. Afati i realizimit është gati 5 vjet