Gjatë ditës së sotme në Q.R parku i Sarajit është mbajtur turneu tradicionali mundjes – pelivana i organizuar nga klubi Shampion në bashkëpunim me Komunën e Sarajit.
Kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti në profilin e tij zyrtar ka publikuar një postim ku shprehet i nderuar me pjesëmarrje në këtë turne tradicional ku kishte pjesëmarrës edhe nga Turqia, në vazhdim ju sjellim postimin e plotë.
Kisha nderin sot të marr pjesë në turneun tradicional te mundjes – pelivana, që organizohet nga klubi SHAMPION, me kryetar z. Fadil Saliu, nën patronazhin e komunës së Sarajit.
Turneu organizohet që nga viti 2018 dhe në këtë edicion kishte garues edhe nga Turqia.
Si kryetar i komunës ishte privilegj për mua që të ndaj medaljet për më të mirët në këtë kompeticion dhe gjithashtu i sigurova që përkrahja institucionale komunale do të vazhdojë edhe në të ardhmen.