Kryetari I komunës Blerim Bexheti, ka inspektuar punimet që po zhvillohen në rrugën kryesore në vendbanimin Kopanicë. Fillimisht është bërë zgjerimi I rrugës, është nxjerrë asfalti I vjetër dhe është shtruar me tampon. Punimet zhvillohen në faza dhe sipas asaj që e kërkon nevoja, pasi që toka është e butë. Kryetari, Bexheti, tha se ndërtimi I kësaj rruge ishte më se nevojë, pasi që rruga e vjetër thuajse ishte e pa kalueshme për komunikacion normal, pasi që në disa vende kishte edhe shembje.
“ E konstatuam si nevojë të domosdoshme që kjo rrugë të bëhet tërësisht e re, nuk kishte hapësirë për rrikonstruim, pasi që dëmtimet ishin të mëdha, por fatmirësisht nuk u shkaktua ndonjë aksident. Rruga ka një gjatësi prej 4 kilometra, asfaltimi do të fillojë nga rruga rajonale Saraj-Bojanë, deri në dy hyrjet të vendbanimit Kopanicë. Rruga e re bëhet me standarde shumë të larta dhe do të ketë një gjerësi prej 5 metra asfalt, ndërsa pjesët anësore do të tamponohen. Është investim I komunës së Sarajit dhe një pjesë edhe Qyteti i Shkupit”, shprehet, Blerim Bexheti, kryetar I komunës së Sarajit.