Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir, në eventin “Youth community and Social Life engagement” organizuar nga ZIP Institut.
Bexheti ka falenderuar ambasadorin për ininciativën dhe kohën e ndarë për këtë event.

Marketing

Ja postimi i plotë i Bexhetit:

Sot në eventin “Youth community and Social Life engagement” organizuar nga ZIP Institut, Drejtori z. Agim Selami, Komuna Saraj dhe EU with YOU, kisha nderin të mirëpres Ambasodorin e Delegacionit Europian në Shkup, shkëlqesinë e tij z. David GEER.

Falenderoj Ambasadorin për inciativën dhe kohën e ndarë për ketë event shumë të qëlluar, për të ngritur vlerat europiane dhe për të shkëmbyer mendime me rininë e komunës tonë.

“I nderuar Ambasador, e nderuara rini, Komuna e Sarajit ka ndërmarë aktivitete në ideja të ndryshme dhe tash ka ardhur koha që këto vlera europiane, civilizuese dhe shumë qytetruese gradualisht të filloni ti bartni, ndërsa ne si komunë këtë qendër rinore në suaza të ligjit ta institucializojmë edhe më tepër.

Shumë e rëndësishme për mua dhe për moshatarët e mij është që ju të jeni sa më aktiv dhe të jeni zë kritik për atë që ne nuk mund ta bëjmë në kohë, kështu bashkarisht të kontribuojmë për një vend dhe shoqëri më të mirë.

Dua tju informoj që nga fillimi i mandatit tim, mjetet buxhetore për organizimin e aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive i kemi sigurar në mirëkuptim me këshillin dhe administratën komunale dhe kemi rritje të këtyre mjeteve për 10.000.000 denarë

Gjithkush ka një fillim në karierën e tyre, ashtu edhe un aktivitetet politike i kam filluar në moshë 29 vjeçare, kur u zgjodha deputet për herë të parë.
Këtë e them për tju motivuar juve, që secili nga ju të përkushtohet në lëminë e preferuar dhe gjithë së bashku të kontriubijmë në vlerat e përbashkëta europiane.

Është e pamundur që ne si komunë ti mbulojmë të gjitha sferat, prandaj jam shumë mirnjohës dhe me shumë kënaqësi pranova iniciativën për eventin e organizuar.

Jam shumë krenar që kishim mundësinë ti ndëgjojmë nga afër përvojat, mendimet dhe idetë e z. GEER dhe përgjigjet e pyetjetve të parashtruara nga rinia e komunës sonë.