Bexheti: Migrimi i të rinjve jo vetëm nga skamja, duan standarde

Akademiku dhe rektori i UEJL-së, Abdulmenaf Bexheti thekson se problem kyç i ekonomisë në Maqedoninë e Veriut është edhe migrimi i të rinjve. Sipas tij, nuk janë vetëm shkaqet ekonomike që i çojnë të rinjtë të migrojnë në Perëndim. Arsimi cilësor, shëndetsia cilësore, ajri i pastër, janë disa nga shkaqet që shpien të rinjtë në vendet evropiane.

Marketing

“Poqëse një puntor i jonë shkon qoftë edhe për të pastruar në Gjermani, punon dhe pastron me aq zell me aq përkushtim nga 12 orë në ditë edhe këtu, ai fiton më shumë këtu në fund të muajit, se sa në Gjermani, sepse kostot e jetesës janë atje shumë të larta se këtu”, nenvizon Bexheti. Akademiku Bexheti shtoi se për të parandaluar migrimit, fillimisht nevoitet përmirësim i sistemit arsimor.

Sipas tij, sistemi i vlerave në Maqedoninë e Veriut është në krizë dhe fajtor kryesor, siç thekson ai, janë institucionet shtetërore që kanë lejuar substandarde në arsim. Ai thotë se pas këtij momenti, ka gatishmëri nga bankat e huaja ndërkombëtare për të financuar projekte të ndryshme. Sa i përket investimeve të huaja të cilat sipas Qeverisë janë rritur ndjeshëm si rezultat i planit për rritje ekonomike, akademiku Bexheti thotë se duhet të shihet produktiviteti i tyre.

Marketing