Bexheti: Miratohet propozim vendimi për përcaktimin e planit urbanistik për vendbanimin Krushopek dhe Llokë, periudha planifikuese (2018-2028)

Kruetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti njofton se në mbledhjen e fundit të këshillit Komunal u miratua propozim vendimi për përcaktimin e planit urbanistik për vendbanimin Krushopek dhe Llokë, periudha planifikuese (2018-2028)

Marketing

Sipas Programit Vjetor për përgatitjen e planeve urbanistike për vitin 2016, Komuna e Sarajit kishte filluar miratimin e Planit Urbanistik për fshatin Krushopek dhe Llokë të komunës Saraj (2018 – 2028).

Qëllimi i Planit Urbanistik për vendbanimet Krushopek dhe Llokë duhet të krijojë kushte për zhvillim hapësinor në këtë fshat fushor për të cilin ekziston një Akt i Përgjithshëm për vendbanimin e Krushopek miratuar me Vendimin nr. 07 – 61/5 i datës 08.02.2005, i cili nuk është i harmonizuar me legjislacionin ekzistues.

Përgatitja e UPS Krushopek do të krijojë kushte për modernizimin e kushteve të jetesës dhe të punës, për të përmirësuar arsimin, shëndetin dhe shërbimet, furnizimi ditor, sportin dhe rekreacionin, nevojat kulturore dhe rregullimin komunal në fshatin Krushopek dhe Llokë.