Bexheti mori zyrtarisht postin e rektorit të UEJL-së

Universiteti i Evropës Juglindore ka shënuar edhe zyrtarisht marrjen e postit të rektorit të ri nga Abdylmenaf Bexheti. Bexheti ka falënderuar organet udhëheqëse të Universitetit të cilët ia kanë besuar këtë post.

Marketing

Ai theksoi faktin që një numër i madh i studentëve të diplomuar në këtë Universitet, janë punësuar menjëherë pas studimeve. Ai premton se në mënyrë maksimale do të përkushtohet edhe më tej në rritjen e vlerave të Universitetit.

Falënderoj Senatin dhe Bordin e Universitetit për besimin e dhënë dhe zgjedhjen time Rektor i tretë i UEJL-së.00:09- Sipas evidencave faktike të shërbimit tonë të karrierës në UEJL, rreth 60% e të diplomuarve punësohen brenda vitit të parë të diplomimit.

Si rektor i tretë i UEJL-it, premtoj se do jap përkushtimin maksimal për të vazhduar dhe rritur vlerat. Sfidat e qëndrueshmërisë financiare të Institucionit do t’i menaxhojmë me përkushtim maksimal, transparencë të lartë, llogaridhënie profesionale dhe efikasitet maksimal të mundshme.

Shpresoj në mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare si dhe Institucioneve vendore në funksion të njohjes së vlerave publike që i krijojmë për të mirën publike”- u shpreh Abdylmenaf Bexheti , rektor i UEJL-së.